Reagimi i qeverisë/ Fondi prej 128 mln lekësh për 11 institucione, jo për zyrën e Tahirit

31 Mars 2016, 13:57Kronika TEMA
Reagimi i qeverisë/ Fondi prej 128 mln lekësh për 11

Tenderi prej 128 mln lekë për blerjen e mobileve dhe pajisjeve, që ish-kryeministri Berisha ia faturoi rikostruksionit të godinës së Ministrisë së Brendshme, është për përmbushjen e nevojave të 11 institucioneve.

Faqja online e qeverisë, transparenca.al ka shkruan se pretendimi që Ministria e Brendshme ka çelur një tender prej 128 milionë lekë, vetëm për mobilimin e zyrës së ministrit, është një lajm spekulativ.

“Tenderi i mobilimit me pajisje, i cili është shpallur para pak ditësh dhe hapet në datën 19 prill 2016, përfshin në këtë procedurë 11 institucione që do të prokurojnë sipas nevojave të tyre, mobilie dhe pajisje. Fondi total i kësaj procedure është 128.113.807 lekë (pa TVSH) dhe përfshin jo vetëm mobilimin e godinës në rikonstruksion të MPB-së, por edhe blerjen e pajisjeve dhe mobilieve për 10 autoritete të tjera”, thuhet në reagim.

Një ditë më parë Berisha duke bërë thirrje për revolta, shkruanet në fb se anëtarë të qeverisë po shpenzojnë për luksin e tyre.

“Një fond limit 128 113 807 lek është shifër stratosferike e padëgjuar deri më sot në shpenzimet e kolltukofagëve. Me të do ndërtoheshin së paku 3 shkolla 9-vjecare apo 4 qendra moderne shëndetësore. Një shumë e tillë nuk është shpenzuar për pajisje dhe mobilim zyrash në 8 vite të qeverisë së PD të marra së bashku”, u shpreh ish-kryeministri.

Berisha qëllimisht mesa duket shmang dijeninë se Drejtoria e Prokurimeve Publike, është një Organ qendror tenderimi për gjithë institucionet, pasi vendimi për ngritjen e kësaj Drejtorie u mor pikërisht nga qeveria e tij në vitin 2009.

Ministria e Brendshme është përfshirë në të parin rikonstruksion të plotë që nga ndërtimi i saj.

Burime bëjnë të ditur, se nga fondi për tenderin e përfolur, më pak se gjysma do të shkojnë për mobilimin e plotë të kësaj ministrie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje