Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e vlerëson si hapin e duhur ftesën e Kryeministrit Rama drejtuar opozitës për dialog për Reformën në Drejtësi.
Në një intervistë për TemA TV, Manjani thotë se ky propozim është bërë nga LSI disa muaj më parë dhe i bën thirrje opozitës t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit. Nëse do të dështojë dialogu, Manjani nuk e sheh si zgjidhje versionin e e zgjedhjeve të parakohëshme.