Data 2 prill shënon edhe ditën e lindje së aktorit të njohur Shqiptar, Aleksandër Moisiut. Ai lindi në 2 Prill 1879 në Trieste në një familje të pasur tregtarësh Shqiptarë. Më pas, në moshën 20-vjeçare ai u vendos në Vjenë me të ëmën dhe dy motrat, qytet ku nisi edhe studimet e tij për aktrim. Ishte pikërisht Vjena, në skenat e tatrit të së cilës ai fito edhe famën e madhe ndërkombëtare me role si ai i “Hamletit,” etj.
Në video shfaqen disa pamje të rralla të tij në filmin “Lorenzino de Mediçi,” të vitit 1935 si edhe momente nga shfaqjet e tij në teatër, ndërsa audioja i përket poemës së Gëtes “Mbreti Elf,” të interpretuar po nga Aleksandër Moisiu.
Keto nuk jane pamje te rralla ,per Ju po
Aleksander Moisiiu ka pas qene publikuar me merite qysh kur vet ai ishte gjalle,dhe eshte duartrokitur e pelqyer nga Publiku Europian atehere kur Shqiperia nuk kishte as Kadare e as Dritero apo artistuce te tjere te cilet per njeri tjetrin si askush tjeter bejne publicitet deir ne tejkalime absurde
Po keshtu edhe media qe shume prej te ardhurave te saj i merr per t’i sherbyer ketij populli rend pas interesave te ngushta e politikes duke e kthyer jo pak here edhe vetvehten ne biznes fitim prures ,dhe harrojne se nje popull ka nevoje per te gjithe dhe per te gjitha historite ,jo vetem te çirren per demokracine apo komunizmin dhe diktaturat apo emra te tjere te gjetur nga fjaloret politike por edhe per njerezit me vlera qe i kane dhene emer Shqiperise te cilet nuk jane pak ,nder ta edhe Aleksander Moisiu..
deri kur do te mburremi ne Shqipetaret me Shqipetare qe e ndertojne karrieren e tyre neper bote dhe kontribuojne per boten dhe jo Shqiperine?
Le te mburremi me ata qe lindin,rriten dhe vdesin ne Shqiperi.