Pas një dite të gjatë e të tensionuar, ku u diskutua për ISIS dhe Lindjen e Mesme, vijnë edhe pamjet që nuk u transmetuan nga Samiti për Mbrojtjen Nukleare. Në to shfaqen liderët kryesorë botërorë, të qeshur, të çlirët e duke bërë shaka.
Ka qenë Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ai që ka rënë më tepër në sy, për të cilin “Dailymail” thotë se “ka luajtur rolin e klounit,” pasi shfaqet në pamje tepër energjik, duke qeshur e duke bërë shaka me të gjithë.
Kryeministri Britanik, David Cameron duket se është lënë disi mënjanë dhe i vetmuar në karrigen e tij, me Obamën që i kthen Shpinën teksa bisedon me kryeministrin Kanadez, Justin Trudeau.
Përgjatë videos mund të dëgjohen edhe copëza bisedash të çlirëta mes udhëheqësve botërorë, të cilët mesa duket nuk e dinin se mikrofonët ishin ende të ndezur.
Mua me intereson si ndihen vetem Gent Strazimiri, Mul Noka, Ed Halimi, Ed Palika, Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma, udheheqesit e ndritur qe do ta cojne PD ne fitore ne 2017, pa per te tjeret as qe me behet vone fare. He, se edhe per pak harrova, meqe jemi ne kuadrin e udheheqesve boteror jam I interesuar edhe per Taulant Ballen dhe Erjon Bracen, dy figurat me te ndritura te PS.