Ministria e Transporteve: 81 milionë euro është kosto totale e 13 km të rrugës së Elbasanit, jo shtesa

9 Prill 2016, 15:11Ekonomia TEMA

Ministria e Transporteve ka sqaruar se kosto totale e ndërtimit të lotit të parë të aksit rrugor Tiranë-Elbasan ka arritur në rreth 80 milionë euro dhe jo shtesa e projektit. Ministria e ka bërë këtë sqarim, pasi në disa media është interpretuar lajmi i Monitor  se “e ndodhur nën presion për lënien e punimeve për shkak të shembjes qeveria shqiptare ka miratuar një fond shtesë që ka çuar koston e projektit për 13 kilometrat e para në 11,2 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro”, sikur 81 milionë euro është vetëm shtesa e punimeve. http://www.monitor.al/fryhet-kosto-autostrades-se-elbasanit-13-kilometrat-e-para-81-milione-euro-35-shtrenjte-se-tuneli/

Monitor sqaron se në shifrën e tij prej 11. miliardë lekë i referohej qartazi kostos totale të projektit dhe jo shtesës së punimeve, ndërsa shifra është marrë nga projekti buxhetor afatmesëm për investimet i qeverisë shqiptare (shiko në faqen 12 të link http://www.ekonomia.gov.al/files/userfiles/Investimet_PBA_2016-2018.pdf dhe tabelën në fund).

Ministria e Transporteve pohoi për Monitor se nga 54 mln euro që ishte parashikuar kosto e projektit në vitin 2012, në periudhën nëntor- dhjetor 5 rreshkitje e çuan vlerën shtesë në rreth 26 mln euro (rreth 30 milionë dollarë), duke arritur  në rreth 80 milionë euro në total.

Pas problematikave të regjistruara në projektin Tiranë-Elbasan dhe kryesisht me 5 rrëshkitjet e ndodhura në segmentin e parë me një gjatësi 13 km, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vlerësuar kostot shtesë për përfundimin e këtij projekti në standartin dhe cilësinë e duhur.

Ministria ka sjellë në vëmendje gjithashtu se deri në këtë moment, nuk është miratuar asnjë shtesë fondesh për këtë projekt.

Nga tabela e PBA-së, si më poshtë rezulton që kosto e 13 kiliometrave për ndërtimin e Segmentit 1, Aksi “Tiranë-Elbasan” (Sauk km 0-Hyrje tuneli i Krrabës km 13) ka arritur pothuajse sa kosto e 27 kilometrave për ndërtimin e Segmentit 3, Aksi “Tiranë – Elbasan” (dalje tuneli i Krrabës km 15.20 – Elbasan km 27.00).

4 komente në “Ministria e Transporteve: 81 milionë euro është kosto totale e 13 km të rrugës së Elbasanit, jo shtesa”

  1. Celo Mezani says:

    Edmond Leka, i Monitorit, i Western Union, i Digitalb, eshte nje besnik i fshehur i Berishes dhe e ka perdorur Monitorin gjithe keto kohe per gjobevonie ndaj qeverise dhe per shantazhe per te mbrojtur interesat e tija private ne shume biznese. Eshte nje mjeshter i berjes se puneve te pista dhe shpifjes se kamufluar. Leka, eshte versioni me qytetar i Aleksander Frangaj, por shpifja eshte shpifje si e thene me gjuhe te sofistikuar si
    me gjuhe alabake

  2. besmir says:

    Spo kuptoj akoma lajmi eshte shkon ne 80 ml euro, por 30 ml dollaret sjane miratuar nga Rama.Ky njeri si do fare rruget, do te jete ndryshe nga Berisha dhe eshte me keq.

  3. loni says:

    Oj 80 miljon euro per 13 km ,kto i paskin q.. Nenen mu ne ngopet,hajde turq shqiptare hajde ku kemi arritur ,urime

  4. lelegu says:

    Sa milona euro ke vjedhur, o Haxhinasto?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje