SHIFRAT zyrtare: Numri i pjesëmarrësve në referendum dhe sa votuan pro

10 Prill 2016, 13:39Politika TEMA

Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi doli në një deklaratë për mediat për të dhënë shifrat zyrtare të referendumit të djeshëm për mandatin e kryetarit të kësaj partie.

Kështu, sipas shifrave zyrtare, në total kanë marrë pjesë në referendum 84 % të anëtarëve të PS-­së dhe se 94.9 % të tyre kanë votuar “PO”, pra për rinovimin e mandatit të kryetarit aktual.

Klosi ktheu edhe një përgjigje për deklaratat e PD­së për referendumin e PS­së, që e cilësonin si farsë, mirëpo nuk pranoi të komentonte deklaratat e Ben Blushit, duke u larguar nga foltorja.

Më poshtë rezultatet sipas Qarqeve:

Qarku Shkodër: Pjesëmarrja në votim 88,3%, votuan me PO 98,4%

Qarku Kukës: Pjesëmarrja në votim 74,4%, votuan me PO 97,5%

Qarku Lezhë: Pjesëmarrja në votim 76,6%, votuan me PO 95%

Qarku Dibër: Pjesëmarrja në votim 86,6%, votuan me PO 97,2%

Qarku Durrës: Pjesëmarrja në votim 84,3%, votuan me PO 96,8%

Qarku Tiranë: Pjesëmarrja në votim 85,6%, votuan me PO 93%

Qarku Elbasan: Pjesëmarrja në votim 84,5%, votuan me PO 95,9%

Qarku Fier: Pjesëmarrja në votim 87,2%, votuan me PO 96,3%

Qarku Berat: Pjesëmarrja në votim 84,9%, votuan me PO 94,6%

Qarku Korçë: Pjesëmarrja në votim 86,0%, votuan me PO 93,1%

Qarku Gjirokastër: Pjesëmarrja në votim 76,5 %, votuan me PO 94,5 %

Qarku Vlorë: Pjesëmarrja në votim 83.4 %, votuan me PO 93,4 %

Në total : Pjesëmarrja 84 %, nga të cilët u përgjigjën me PO – 94,9 %.

9 komente në “SHIFRAT zyrtare: Numri i pjesëmarrësve në referendum dhe sa votuan pro”

  1. Gramosh says:

    Ne Foto duken dy kutija, njera duhet te jete per po e tjetra per jo. Nese eshte keshtu i bie qe zgjedhja nuk eshte e fshehte!

    1. Zana says:

      … sepse janë dy kabina votimi – një kuti për kabinë.

    2. Grigor says:

      Keshtu si thua ti u bene votimet ne vitin 1945. Votimet beheshin me nje kokerr qe mbshej ne grushtin e dores. Dora futej ne dy kutite por ti e leshoje kokrren tek ajo qe doje. Nuk merrej vesh se ku e leshoje.
      Ndersa ketu, PO ose JO nuk eshte kutia por fleta. Ti shikon dy kuti, sepse po u mbush njera, eshte tjetra rezerve. Une nuk kam votuar se nuk me lejohet por keto merren me mend. Besoj se ke bere shaka, apo Jo?

  2. faik konica says:

    fute po ta mbajti te jo se iken nga puna .Shqiperi te kam dhjere ste kuptova asnjehere.

  3. 2B+3B= DISASTER says:

    eshe egzatesisht raporti PS-PD

    pra ne nje fare menyre Ben Blushi 2B eshte i barabarte me Biberaj-Berishe-Bashe 3B

    kam mendimin se Shqiptaret nuk eshte se kane ndonje simpati te madhe per Ramen por kane nje antipati kozmike per saliqenin dhe sidomoos ca elezbiberiste makatiste ne usa qe vete opinioni amerikan duhet ti denoje si nje fare Petreus shefine cia-s qe ehoqen pre bythe….keshtu duhet te veprojne dhe me ca berishiste ne WDC

    1. adi says:

      per fat te keq e verteta eshte se shqiptaret si puna jote me shume se nga urejte-simpatia vuajne nga idiotesia
      dhe deshira e pa permbajtur per tu tallur dhe vjedhur.
      nje miku im me thoshte se nese nuk do binte perandoria turke ne do ishim akoma nen turqi
      nese nuk do na pushtonte italia ne do ishim akoma nen zogun
      nese nuk do binte komunzmi ne gjithe boten ne do ishin akoma nen familjen hoxha.

      pra thjesht dhe historikisht ne si popull nuk kemi pasur as aftesine per te gjykuar, as aftesine per te luftuar per lirine dhe per te drejten tone.
      ne kemi fat vetem nese lodhet se shk…ri ai qe kemi siper
      dhe kjo per shkak se njerez me inteligjence te ulet si puna jote 2B+3B nuk eshte se jane dhe aq pak ne shqiperi.
      te fala mendjes!

  4. emigranti says:

    hajde te na rroje shoku Edver ..

  5. Akili says:

    Kush te tha ty qe njera voti eshte per PRO dhe tjetra per KUNDER ? Jane vene dy kuti per arsye te numrit te votuesve pasi nje kuti merr nje sasi te caktuar fletvotimesh. Votimi ka qene i rregullt dhe transparent pavarsisht baltes qe mundohen te hedhin ata qe s’ishin dakord. Besoj qe ata qe s’ishin dakord ti binden vullnetit te shumices ashtu sic eshte rregulli i demokracise.Kush mundi tha ate qe desh e tani sovrani foli. Ti biesh kavallit ne nje vrime edhe tani pas votimeve eshte bezdisese per veshet dhe jo serioze.Blushi dhe ata qe e mbeshteten do benin mire te linen menjane pasionet dhe inatet personale e te futeshin ne rradhe bashke me shoket pasi te bashkuar jemi me te forte.

  6. Moni says:

    Jo o shokeni. Ajo foto nuk eshte e votimeve te djeshme por e zgjedhjeve lokale te vjeshme. Ne keto zgjedhje kishte nje kuti dhe votoje pa frike si te doje. E them kete se edhe une votova dhe nese do ta dish votova JO. Dhe askush nuk te pyeste apo te nderhynte. Voto si te duash, si ta ndiesh, thoshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje