Pas deklaratës së një dite më parë të ish kryeministrit Sali Berisha i cili denoncoi në faqen e tij në Facebook se Emiljano Shullazi ka në pronësi edhe karburant “Veliaj Petrol”, Shqiptarja.com siguron dokumentet përkatëse.
Pasuria prej 680 metra katror ku është ngritur karburanti “Veliaj Petrol” që ndodhet buzë rrugës së Kavajës në Tiranë, nuk rezulton të jetë në emër të Emiljano Shullazit apo dhe miqve të tij.
Këtë pronë e zotëron shtetasi Lutfi Dokushi, dhe se për pronën në fjalë janë zhvilluar 25 vite procese gjyqësore në të gjitha shkallët e Drejtësisë.
Dokumentat e siguruara nga “Shqiptarja.com” rrëzojnë alibinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, se Shullazi ka tjetërsuar këtë pronë nën dhunën fizike dhe psikologjike ndaj pronarit të ligjshëm të kësaj prone.
Nga ana tjetër për të sqaruar këto pretendime, mësohet se disa efektivë të policisë së Tiranës kanë marrë kontakt me pronarët e tokës dhe vetë pronarin e karburantit,të cilët kanë treguar se nuk janë kërcënuar dhe as kanë pasur ndonjëherë Emiljano Shullazin. Ata kanë pohuar se kanë njohje me Shullazin, pasi janë në një lagje, por jo që të kenë pasur konflikte pronësie me të.
Për pasojë, pronari i ka vënë në dispozicion dhe një sërë dokumentash hipotekore dhe vendime gjyqësore që tregojnë origjinën e kësaj prone, të përfolur nga ish-kryeministri Sali Berisha, se Shullazi ka tjetërsuar të gjithë pasurinë nën kërcënimin e pistoletës.
Shullazi është rikthyer në personazhin kryesor këto ditë, pasi ka kërcënuar disa biznesmenë të njohur, duke iu vendosur gjoba.
Kush meret me të çmendurin Berisha,,,,Ai ka pasuri pa fund ,tani po numrio atë të tëtjerëve.Është bere si ato plakat e lagjeve dikur që fillonin llojet thashetheme nga mëngjesi e deri më darkë.Meqë nëse po vono ardhja e Avniut edhe në burg nuk po e çon njeri,ai vazhdo diarrenë gojore punë që ja ka marrë anën,,,,,
Po ate e di gjithe Tirana qe e ka Shullazi, madje donte te merrte edhe vilen qe ndodhet prapa karburantit. Eshte nje ojq se ciles inkane hedhur bombe dhe i kane plagosur rojen me arme. Mero Bajga i ben avokatin Shullazit, a thua nuk mjafton Saje qorri
Mesa duket,i paskan rënë kot ne qafe Shullazit!!!
Keni afeksion per gangsterrat,apo ashtu kot,vetem per te hedhur poshte Berishen?
Keni te drejte,pa shullazet vdes nje pjese e indetitetit,pa ta eshte monotoni.
Nje dhurate e regjistruar shkon,e dyta eshte e dyshimte,Shullazi nuk eshte idjot.
Edhe pordhitikanet tane,pronat i kan ne emer te tjereve.Prandaj mos hani mut kot,
sepse nuk po e marr vesht,jeni me njeriun apo me ariun?
Po ne kete lloj bllofi, ju gazetaruca bini perdite.
Perdite na cate korin se berisha I ka bisneset ne emer te te tjereve. Po tashti cfare?