“Emiljano Shullazi u arrestua nga kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm… Donald Lu”

21 Prill 2016, 11:03Kronika TEMA

“Emiljano Shullazi u arrestua nga kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm, Donald Lu”.

Kështu shkruan në mënyrë provokuese Alfred Lela sot tek Mapo.

Berisha mund të jetë tërhequr nga drejtimi i PD, por jo nga energjia dhe as guximi për të luajtur rolin e ‘luanit’, në savanën e egër të politikës.

Nëse ka vend për një provokim, mund të thuhet se Emiljano Shullazi u arrestua nga kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm, Donald Lu. Ambasadori amerikan ka qenë gjithaq i drejtpërdrejtë në identifikimin e njerëzve të kundraligjit apo al kaponeve, duke i përmendur me emër”, thotë ai.

“Kjo është njëra gjysmë e përshtypjes apo konstatimit.

Pjesa tjetër ka të bëjë me rrezikun që i shoqëron, edhe më të rrezikshmit, përfshirë këtu edhe të arrestuarin e fundit e të tjerë të ngjashëm, kur i afrohen sferës publike pak më shumë se duhet. Me gjasë, Shullazi do të kish vazhduar i qetë në sagën e vetë, – natyra e saj pritet të zbulohet ose mbulohet nga gjykata, – nëse nuk do të kish kërcënuar një akademik. Pra një njeri të sferës publike. Sigurisht, ky rast mund të ketë qenë edhe pika që derdhi gotën, megjithatë nuk ngjan kështu”, vijon Lela.

“Kryeministrit Rama i duhet të marrë kostot dhe të nxjerrë përfundimet e veta nga ky ‘roman kriminal’, që është shkruar ditëve të fundit; edhe me shpenzime të sferës politike. Bumerangu që ka prodhuar një lloj shkujdesjeje të tij ndaj ‘të dyshuarve të zakonshëm’, për të përdorur terma të butë, dhe një lloj afrimiteti, për të qenë më të ashpër, po futet në goditjen e fundit”, e mbyll ai shkrimin e vet.

7 komente në ““Emiljano Shullazi u arrestua nga kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm… Donald Lu””

  1. I says:

    Pra banda kriminale me ne krye sali B. ne bashkpunim me qinezin komunist –
    paska formuar nji qeverri paralele ne Shqiperi !

    Nuk eshte dicka e papritur kjo qe ndodhe ,kur pame qinezin te bashkpunonte
    me kriminelat tu i shku ne zyrat e tyre e bere planin ,
    qe sapo Rama te ktheehej nga Amerika , t’ja mjergullonin suksesin e takimit me Obamen hahahahah
    cfar bohet !
    Por kur dihet tashme qi llalen e vendosi ne ate post dhe arvizu dhe gjithe gjykatesit me diploma plepi ,
    i ka vendos saliu ,kur ´ne krye te Shish eshte nji ish bashkpuntor i ngshte i kriminelit sali B.

    shtetin e con atje ku i pelqen qeverrise paralele byrrisha -luja-luluja-llalla-nishani-

    nderkoh qe qeverria e zgjedhur nga shqiptaret qendron ne hije .
    Ku ka poshterim me te madhe qe i behet nji vendi ,nji populli ,
    na kann shndruar ne nji shtet alla afganistan ,siri .
    vazhdoni beni sehire te gjithe kur nji grusht shkerdhatash tallen me jeten thuaj

  2. Sidrit says:

    Jane hedhur ne sulm militantet e Saliut. Lela tu thane lotet e largimit te Saliut apo akoma jo?

  3. aron says:

    Zoti Lela te habit. Dhe te mendosh se hyne ne sferen e opinionbersve ne kete vend. Po c’pune ka Kryeministri I vendit personalisht te merret me Shullazet e kompani. A ka insttitucione te posacme ky vend per tu mere me kete kategori qytetaresh? Drejtesia dhe policia, nese te gjithe punonjesit e saj e marrin rrogen nga taksat e ketij populli, e ka per detyre te merret me ta. Ata duhet lene te qete te punojne. Nese nuk bejne detyren, ketu nevoitet nderhyrja e drejtuesve te shtetit. Populli nuk mund te zihet me kriminelet. Punonjesit e drejtesise dhe policies, te cilet askush nuk I ka vene me imponim ne ato detyra, duhet ta kuptojne qe qytetaret prandaj I paguajne, te merren ata me kriminelet, jo direct qytetari. Shteti, si forme e organizimit te jetes shoqerore, prandaj eshte krijuar dhe qendron ne kembe, ndaj duhet te beje detyren institucionet perkatese.

  4. xhordano bruno says:

    ky s osht kriminel
    ky osht si emiljano zapata

  5. UNITED KINGDOM says:

    Tipa si ky Lela I kane bere sherbim ne menyre te perkryer shkaterrimit te vendit per 25vite dhe duke qene ne sherbim te Sali serbit kane krijuar nje sistem mafia ku te vrasin naten e qajne diten, duhet te zhduken keta mostra qe jane ne media dhe I sherbejne klaneve ne pushtet. Duhet krijuar nje brez tjeter me ide krejtesisht ndryshe nga ato qe jane sot ne shqiperi, Lloj lloj bythelepiresi pa dalin sidomos te rinj qe I bejne fresk elites mafiose me ilirin ne krye. …fuck them all

  6. DRINI says:

    SALIU po luan lojen e” kungujve” kisha nji tani mu bene dy ,por pse dy? por sa, por une dua tre,vetem dhe vetem qe ti shpetoje DREJTESISE.

  7. shqip says:

    po mire more lela. ja te besuam, por duhet te pranosh qe versionin tend e thuri shqupi. po e çthur polizia. dhe po ja gjen fillin opinioni publik. tani e dime qe keni nostalgji per kohen e baces me jelek antiplumb. po hiqe mendjen qe aty. kthjellohu e zbrit me kembe ne toke. ti dhe shume te tjere si ty , kujtoni se merrni vesh nga gjithshka. ore kastravec; kur ti marresh vesh ti dhe fevziu apo lubonja se si eshtre e verteta, do ju kene rene edhe ato dy qime floku qe keni akoma ne koke. policia e ben fakt arrestimin. ky idioti thote se e beri berisha. po nuk e pe qe prokuroria e shqupit edhe pse i dinte faktet nuk jepte urdher arresti. dhe normal. shullazi i duhej akoma berishes. kur e pa qe informatoret qe i ka fatkeqsisht akoma ne polici, e informojne per nje aksion te tille, hopa del si denoncues. kush i provoi se tre njerez me makine qenkan te shullazit apo shullazeve? me lind dyshimi qe mund te jete edhe loje nga ana e berishes. besoj ti lela ja njeh mire rengjet. bombardojeni kete milet me idiotizma alla shqup. ne fund diçka do mbetet. eshte e njohur kjo. sa per donald lu, mos e perzijeni shume. ai di pak shqip, po shqup nuk flet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje