Altin Raklli jep dorëheqjen si trajner i femrave, muaj më parë u akuzua për ngacmim seksual

22 Prill 2016, 15:18Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Rraklli, ka dhënë dorëheqjen.

Prej sot, ai nuk do të jetë më drejtuesi i pankinës kuqezi, të përfaqësueses shqiptare.

Në një prononcim zyrtar, për zyrën e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtuesi i ekipit kombëtar “A” të femrave ka sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes së tij.

“Largohem për arsye familjare dhe për t’ju përkushtuar krejtësisht punëve dhe bizneseve të mia private. Gjatë këtij rrugëtimi 5-6 vjeçar, për të ndërtuar futbollin e femrave në Shqipëri, kam provuar çaste dhe emocione të cilat nuk knë njohur kufij. Kam jetuar çdo ditë me një sfidë të re, e cila për herë të parë zhvillohej në këtë vend. Kam patur mbështetjen e të gjitha strukturave të FSHF, të stafit dhe medias, të cilët gjej rastin që ti falenderoj”-deklaron Altin Rraklli, në tekstin e tij të dorëheqjes.

Disa muaj më parë ai u akuzua nga një futbolliste se e ngacmoi seksualisht me sms.

3 komente në “Altin Raklli jep dorëheqjen si trajner i femrave, muaj më parë u akuzua për ngacmim seksual”

  1. Pelasgian says:

    Majlinda Kelmendi KAMPIONE NE RUSI ! Hera dyte rradhazi qe fiton MEDALJE ARI !

    Jepni lajme qe kan vlere o pleshtat e letres higjenike temuti!

  2. joel shkodra says:

    Ne titull “kombetarja e femrave”. Ne fund te lajmit “futbollist”. Ka ngacmuar djem apo vajza?

  3. joel shkodra says:

    Mire qe rregulluat “futbolliste”. Me sa duket gazetaret jane pergjumshem kur i shkruajne lajmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje