Ja si e dekoroi Ramiz Alia, ‘antikomunistin e tërbuar’ Sali Berisha: Dekreti që përcaktoi elitën politike të Shqipërisë pluraliste

22 Prill 2016, 09:39Politika TEMA

Dekreti i  Ramiz Alisë që përcaktoi elitën politike të Shqipërisë pluraliste

Më 13 nëntor 1989, me një dekret të Kuvendit Popullor, Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Ramiz Alia, vendosi të dekorojë një grup personalitetesh të rëndësishme të politikës dhe fushave të tjera. Shteti komunist kishte nisur të dridhej nga themelet dhe udhëheqja po merrte masat për t’i paraprirë zhvillimeve  që do të ndodhnin, përmbysjes së sistemit komunist, ashtu siç kishte ndodhur ndërkohë në të gjitha vendet e Lindjes.

Në prag të festave të nëntorit, Ramiz Alia vendosi të dekorojë një grup intelektualësh bashkë me bijtë e udhëheqjes. Në atë liste ku për rastësi apo jo, u përfshinë  ata që qeverisën këto 26 vite e po vazhdojnë të drejtojnë Shqipërinë. Duket sikur Ramiz Alia përcaktoi në atë dekret elitën politike të Shqipërisë pluraliste. Bashkë me fëmijët e Enver Hoxhës e Ramiz Alisë u dekoruan me tituj të ndryshëm krerët e dy partive që do të merrnin në dorë fatet e vendit, Fatos Nano i PS-së dhe Sali Berisha i PD-së. Në atë grup personalitetesh ishte edhe Skënder Gjinushi, i cili do të ishte një ndër drejtuesit kryesorë të politikës shqiptare. U dekorua edhe Rexhep Median,i i cili gjithashtu u bë një ndër
drejtuesit kryesorë të kohës duke arrtitur deri tek posti më i lartë ai i Presidentit.  Në atë dekret përfshihen edhe emra të etërve të atyre që sot sundojnë politikën si Kristaq Rama, babai i kryeministrit Edi Rama. Ja disa nga emrat që u dekoruan në nëntor 1989, në prag të rrëzimit të sistemit komunist.

Trofetë komuniste për politikanët që sunduan këto 25 vite

“Për merita të veçanta si punonjës i shkencës” dekorohet ndër të tjerë edhe mjeku Sali Berisha dhe Isuf Kalo. Ky i fundit kishte qënë mjeku personal i Enver Hoxhës.

“Çmimi i Republikës i shkallës së dytë”, dekorohet Rexhep Mediani

Çmimi i Republikës i shkallës së parë, dekorohet ndër të tjerë edhe Kristaq Vlash Rama, babai i kryeministrit Edi Rama.

Bashkë me Kristaq Ramën me të njëjtin titull dekorohej edhe e bija dhe i biri  i Enver Hoxhës, Pranvera Hoxha dhe Ilir Hoxha

Çmimi i republikes i shkalles se trete, dekorohet Fatos Nano.

Bashkë me Fatos Nanon me të njëjtin titull dekorohej edhe e bija e Ramiz Alisë, Zana Ramiz Alia.

 “Naim Frashri” klasit të pare dekorohet Skënder Gjinushi

“Hero i Popullit”, “Hero i Punës Socialiste”, “Urdhri i Flamurit”, “Ylli Partizan”, “Urdhri i Sëkënderbeut klasi i parë”,  “Nëna Heroinë”, “Mësues i Popullit”, “Artist i Popullit”, “Skulptor i Popullit”,  “Për Merita të Veçanta në Punë e Shkencë”, Naim Frashri, dhe pas vdekjes së diktatorit, Kuvendi popullor vendosi edhe titullin “Enver Hoxha”, titull që iu dha disa institucioneve ku përfshiohej edhe Universiteti i Tiranës.

Ka tituj nderi edhe për personalitete të kohës si Llambi Gegprifti babi i Sonila Qatos, drejtore e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, apo Myqerem Fuga, gjyshi i Endri Fugës, Drejtor i Komunikimit në kryeministri, njeriut më të afërt të Edi Ramës. Dekorohet me atë dekret edhe Hamit Beqja, babai i ministrit të shendetësise, Ilir Beqja.

Në grupin e të dekoruarve përfshihen dhe shumë artistë dhe shkrimtar, si Margarita Xhepa bashkë me të birin, Ndriçim Xhepën. U dekorua Dritëri Agolli e Ismail Kadare.

13 komente në “Ja si e dekoroi Ramiz Alia, ‘antikomunistin e tërbuar’ Sali Berisha: Dekreti që përcaktoi elitën politike të Shqipërisë pluraliste”

  1. sit back and relaks says:

    La Cupola e sistemit komunist, ajo e vjetra u terhoq ngadale duke ia lene vendin te rinjve. Te fundit qe kujdesen qe interesat dhe synimet e Cupoles te vazhdojne te qendrojne ne shinat e planifikuara jane dokle, ruci, pellumbi, dade, berisha, gjinushi e ndonje tjeter dhe sigurisht, ustallaret e ish sigurimit te shteti dhe te drejtorise se famshme ne ministrine e brendeshme. keta ne fakt terheqin realisht fijet e pushteti bashke me te tjere qe ndoshta marrin fryme me bombula oksigjeni. rama me shoket e tij e te majte e ne te djathte jane akoma ne stazh.

    1. Maloku Naiv says:

      E ka merituar te nderohet mbasi ishte Mjeshter ne punen e tij.
      Ka raste kur dhe te keqinjte detyrohen para njeriut mire.

      1. E vertete says:

        Bravo z.Ramiz Alia,njeriu qe ndali gjakderdhjen ne Shqiperine postediktatoriale dhe pluralisteAi diti ke te dekoroi.Dekori njerez te mencur te afte dhe ne sherbim te popullit.Ashtu ishte edhe doktori i popullit dhe shtetit,z.Berisha etj.

  2. Afer te vertetes. says:

    Lerini keto, nese seriozisht doni qe te vendoset demokracia ne Shqiperi, atehere hapni dosjet e sigurimit te shtetit dhe sidomos, botoni listen e sigurimit te pushtetit, sigurim i cili eshte udhehequr per 30 vjet me radhe nga Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, liste e cila eshte ruajtur me kujdes te madh nga Sulo Gradeci. Te tjerat jane “me the, te thash” , pa asnje vlere. Dhe ketu nuk behet fjale per hakmarrje nga ish te persekutuarit, kjo as qe mund te mendohet, rrezik sado te vogel mund te paraqesin vetem komunistet, per ndonje hakmarrje midis tyre, te cilet, si rregull, ja kane futur njeri tjetrit.

  3. Populli says:

    ramiz alia është njeriu më negativ qe ka udhëhqur ndonjëherë Shqipërinë dhe për shkak të këtij monstre po vuajnë akoma Shqiptarët, pa zbutur aspak te këqijat e rregjimeve te mëparëshme, por ky duhej ekzekutuar para Çausheskut

  4. Safo: says:

    Ka nje ngaterrese te qellimte te artikullshkruesit-dekorimi i Rrexhep Mejdanit apo Skender Gjinushit si personalitete shkencore jane ne baze te nje motivimi te qarte te kontributit te tyre shkencor. Aty ku dekoroheshin kooperativiste dhe mjelese lopesh, ishte ne nderin e shteti te dekoronte avangarden e shkencetareve shqiptare. Perfshirja e Rrexhep Mejdanit dhe Skender Gjinushit ne listen e dekorimeve ishte me shume per te perligjur dekoratat qe u jepnin femijeve dhe sherbyesve te tyre. Statistika qe perdoret nga artikull-shkruesi nuk sherben per asgje.

    1. joel shkodra says:

      Ka pasur shume te tjere me kontribut edhe me te vyer shkencor, para Mejdanit e Gjinushit, Berishes e Kalos, dhe, jo vetem nuk iu dha asnje titull, por edhe u persekutuan. Ata shkencetare qe nuk moren tituj nga Ramizi, perse nuk drejtuan partite ne demokraci? Perse nuk u ftuan te merrnin pjese ne jeten politike? Pra, ky artikull ka shume vlere per te treguar se keta emra ishin “te zgjedhurit” e Ramizit per te vazhduar politiken ne demokraci dhe porosia duket sheshit se ishte qe “ata te tjeret” te mos afroheshin ne politiken “demokrate”.

  5. maks says:

    akoma nuk u bindet qe ish elita udheheqse nuk e leshuan pushtetin sepse ua dhen femijeve por ata moren dhe ekonomin ku te gjitha ato pasuri qe e ngriti populli me gjakun dhe djersen e vete e moren keta gjoja tani te demokratizuar dhe popullin e lan me gisht ne goje

  6. rambo says:

    Mos te gjet shpirti qetesi more ramiz qe na le ne krye nje kriminel komunist te tipit enverist karierist sahanlepires.
    ky komunist i ndyre na hiqet si antikomunist.
    he mo sali si thua ti a jane gati shqipetaret per demokraci?-e pyet ramizi
    po ja shoku ramiz,po jo shoku ramiz(si urja hipi shqipetar)shqipetaret nuk e kuptojne demokracine ,jemi akoma heret per demokkraci……
    dhe ky felliqsira sot na bene thirrje qe te rrembejme armet dhe te vritemi me njeri tjetrin qe ky te vije ne pushtet.ptu rrace e ndyre shpellare

  7. Tironc i vjeter says:

    Do zoti s’jeton gjate doktori se perdryshe , shqiperine e mori lumi , me keq se ç’e ka ma mar ,!!!

    1. Izet Haxhicamili says:

      Or Tironc i vjeter i Haxhiqamilit,po pse ti me ata sejmenet e tu proturq tironca,nuk e bere me mire tranzicionin nga diktatura komuniste ne demokraci pluraliste.He,Doktori ta hjeku bishtin ore tironc i Haxhiqamilit dhe te beri europian te moderuar.Tani puno dhe tregohu i suksesshem para te tjereve.

  8. Bambi says:

    Ne ate kohe jane dekoruar shume e shume te tjere qe kane dhene vertet kontribute te shkelqyera per permiresimin e jetes dhe ndertimin e veprave te medha ne Shqiperi. Beni gabim qe e perdorni dekorimin e Sali bastardit ne kete menyre , sepse indirekt fusni ne te njejten kategori dhe ata njerez qe punuan me dinjitet, ndershmeri, devocion e dashuri per Shqiperine.

  9. Agron says:

    Po saliu , si Pellazg I shquar eshte burre shteti dhe jo shaka.Po mire ata qe vuajten u burgosen, u vrane njerezit e tyre nuk kishin fuqi por Amerikanet si nuk na ndihmuan per keto “padrejtesite dhe krimet”, apo nuk dinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje