Serbia mbajti të dielën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat vlerësohen me rëndësi për orientimin e saj politik drejt perëndimit apo Rusisë. Alekasandër Vuçiç u rikonfirmua si fitues me rreth 50% të votave.
Për të folur për zgjedhjet dhe arsyen se pse Vuçiç e futi Serbinë në zgjedhje të parakohshme ishin të ftuar sonte në Zululand dy diplomatë të njohur, Edith Harxhi dhe Shpëtim Çaushi.
Biseda nisi me një pyetje direkte të Nanos: “Ishte lëvizje inteligjente apo budallaqe kalimi në zgjedhje parakohshme?”. Sipas Çaushit kjo ishte një lëvizje e menduar mirë nga ana e Aleksandër Vuçiç. Donte të testonte nivelin retingut, e auditorit politik dhe në përgjithësi të Serbisë me këtë lëvizje drejt Brukselit”. Madje diplomati Çaushi tha se Vuçiç ka pasur edhe mbështetjen e Bashkimit Europian.
Ndërsa Harxhi e cilësoi si një radikal me një veshje të moderuar. “Për mua është një radikal me një petk veshje të moderuar deri diku, por vetëm veshja është e moderuar sepse brenda tij vazhdon akoma ai radikalizmi”, tha Harxhi.
Por si është elita politike në Serbi krahasuar me atë të Shqipërisë. Të sinkronizuar si Harxhi dhe Çaushi thanë se është më e sofistikuar klasa politike serbe. “Unë i përmbahem një qëndrimi që elita politike ballkanike e shfrytezon nacionalizmin shpeshherë për t’iu larguar problemeve të brendshme, e dyta mendoj që nacionalizmi është pjesë e prapambetur, kjo tregon jo nivel të zhvillimit e të standardit të qyteterimit europian”, tha Çaushi në studion e Zululand.
Ndërsa të ndalur tek vizita e Ramës në Serbi në 10 nëntor 2014, dy diplomatët e kanë vlerësuar shumë, por thanë se Rama e kaloi limitin diplomatik me fjalimin e tij. Kur Nano e pyeti “Atë flaim do ja shkruaje Ramës?”, Çaushi ju përgjigj: “Unë nuk do ia shkruaja. Unë do flisja me standartet që flet SHBA. Unë nuk do flisja për Kosovën kjo mua më duket diplomaci cubash në Ballkan”.
Mos ngatroni, zotrinj, nacionalizmin konstruktiv, me shovenizmin serb qe maskon shovenizmin.
JO o diplomat çaushi gjithesecili ka gjuhen e tij se ndryshe perse duhet te shkonte Rama ne beograd? atehere te shkonin Amerikanet. Ai eshte i pari lider shqiptare qe ja perplasi ne fyryre nje te vertete. ku eshte e keqa ketu. jo gjithmone duhet te flasim me gjuhen e amerikaneve apo te evropianeve. I kemi aleate por jo pergjitheçka mund te pajtohesh . Kete ka thene edhe Albin kurti.
diplomaci me ata qe hane diplomaci, serbi nuk njeh vec fjalorin e thate dhe Rama mire beri qe ia the se Kosova eshte shqiptare dhe ju boll e mbajtet gjene e vjedhur. Po thuaj, kur do ja beje bam njehere nga Greqiria, prandaj nuk po e ftojne andej, se kane frike mos ua palos
Pikpamjet dhe analiza qe i bejne vizites se Edi Rames ne Beograd tregon nje reminishence te diplomacis enveriane pavarsisht se kjo zonje ka studiuar per diplomaci ne kohen post komuniste apo z. Caushi eshte diplomat kariere. Per fate te keq me la nje shije te nje vjetersie dhe demode te diplomacise shqiptare. Edi Rama me qendrimin dhe deklarimin e tij per Kosoven ishte sa aktual por tregoi nje diplomaci moderne tipar qe i ka munguar diplomacis shqiptare deri me sot. Te thenit direkt dhe pa ekujivoke e teper trasparente te ceshtjeve nevralgjike sot ne Ballkan. Kjo eshte ajo qe kerkohet dhe ka nevoje Ballkani sot.
Harxhi dhe Caushi na qenkan “diplomate karriere”. Ata jane diplomate aq sa jane gjygjtare ato qe moren diplomen tek plepat ne Durres.
Qendrimi i Rames ne Beograd ka qene nje qendrim konseguent dhe i hatashem qe na beri te ndihemi krenare per here te pare per K. Ministrin e vendit tone. Keta palo diplomatesh jane vec dele qe zbatojne urdherat e bariut te Vucidolit.