Publicisti Enver Robelli ka reaguar për ngjarjet e fundit, pas shpalljes ne kerkim te Azem Syles dhe 50 bashkepuntoreve te tij , përmes një statusi në facebook. Ai ka thënë se
nuk do ta mendonte askush se shikistë, pdkëistë, lugovistë, ldkëistë dhe sllobistë do të bëheshin bashkë që t’a shqyejnë këtë vend.
Lexoni statusin e plotë.
“Në prill të vitit 1999 forcat serbe kanë vrarë qindra shqiptarë, kanë dhunuar shumë gra, kanë masakruar femijë, kanë djegur mijëra shtëpi. Kush e ka menduar se në prill të vitit 2016 do të bëhen bashkë – shikistë, pdkëistë, rugovistë, ldkëistë dhe sllobistë për ta shqyer këtë vend si ujku kur i bie kopesë! Sot, përndryshe, është dita kombëtare e personave të pagjetur. Rastësi apo jo: kjo ditë e vërteton sërish një fakt: se e vetmja parti që është konsekuente kundër këtij sistemi të kalbur e të korruptuar deri në palcë mbetet Lëvizja Vetëvendosje! Natyrisht nuk është parti për ata që lodhen pasi vrapojnë 100 metra dhe çdo mëngjes kanë qejf të bëjnë dush me ujë të nxehtë! Beteja për Kosovën tjetër kërkon konsistencë! Nëse flasim si në Mallakastër apo Skrapar: shoqëria e Kosovës duhet të ndahet në qëndresëtarë dhe lapërdharë! Betejën do ta fitojnë ata që qëndrojnë!”
E gjitha po ndodh për dy arsye:
1. Që Euleshi të arsyetoj ekzistencën e vet dhe vazhdimin e mandatit që i skadon në muajin qershor dhe
2. Si zakonisht, shqiptarët janë mësuar të blejnë tokat e veta nga dy e tre herë. Ky është edhe një manovër i Serbisë që tokat e blera nga shqiptarët në bazë të dokumenteve fallco të lëshuar nga organet e Serbisë t’iu kthehen shkijeve, pastaj të shiten prapë … dhe kështu disa herë?! Kurse Azem Syla, nga kojtja, nga nxitja të bashkëpartiakve të vet dhe sidomos nga mungesa e inteligjencës ka ra në këtë kurth.
Kur nuk u mbushëm mend!