“…Jemi mbi Vermosh…, gjithçka po shkon mirë, do fluturojmë mbi liqenin e Shkodrës dhe më pas do përfundojmë fluturimin në bazë…”
Kjo ka qënë biseda e fundit e dy pilotëve që humbën jetën tragjikisht Donald Hoxha dhe Floran Delia kanë bërë me kullën e komunikimit në Rinas, shkruan sot “Shqiptarja.com”.
Sipas saj, përpara se helikopteri ushtarak “EC-145” të rrëzohej në ujë ka komunikuar me kullën e komunikimit në Rinas, duke dhënë koordinatatat e fundit, me vendodhjen e tij.
Në komunikimin e fundit ushtarakët nuk kanë raportuar asnjë anomali teknike, por vetëm kanë dhënë vendodhjen dhe lartësinë e fluturimit dhe pas kësaj komunikimi është mbyllur.
Pas kësaj, kulla në Rinas tentoi të lidhej sërish në radio me dy pilotët, por nuk mori përgjigje.
Gjeneral Vladimir Avdia në këtë moment komunikoi me kullën në Rinas, për të marrë informacion, nëse kulla ishte lidhur me heliopterin EC 145. Aty mori koordinatat e fundit, para rrëzimit të helikopterit. Pak më pas, telefoni prapë kullën për lajmin e rrëzimit.
Jo po kane transportuar para, jo mermer, jo domate. I perjetshem qofte kujtimi i tyre.