Dyshimet: Elton Çiço dhe Robert Rama, në konflikt për drogën

3 Maj 2016, 09:12Kronika TEMA

Një nga pikëpyetjet që ngrihen për grabitjen në Tepelenë në 31 marsin e vitit të kaluar, ishte udhëtimi nga Tirana i hajdutëve.

Nuk dihet përse Robert Rama dhe dy personat e tjerë udhëtuan drejt Tepelenës për të grabitur një shtëpi.

Sipas gazetës Panorama, grabitësit ishin në konflikt me Elton Çiçon për prishjen e pazareve të drogës.

Ka dyshime se Robert Rama, i vrarë qershorin e shkuar në Durrës, ka pasur lidhje me Elton Çiçon për çështje narkotikësh dhe grabitja e 5 mijë eurove në banesën e tij është bërë për shkak të konflikteve.

Por edhe të njohur të viktimës tregojnë se dhunimi i prindërve, gjatë ngjarjes së ndodhur më 31 marsin e shkuar, ka prekur thellë Elton Çiçën, i cili ishte betuar se nuk do t’ua falte autorëve.

Këta të fundit e kanë pasur të lehtë të hynin në banesën e Naim dhe Andoleta Çiçës në Tepelenë, pasi Ervis Imeri, një prej të akuzuarve, kishte punuar tek ata për të vendosur dritaret dhe dyert me duralumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje