Elton Çiço lëvizte me makinë të blinduar

3 Maj 2016, 09:09Kronika TEMA

Elton Çiço, viktima i atentatit të mbrëmshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet qarkullonte me makinë të blinduar. Kjo u pohua nga zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muça në emisionin “Opinion”.

Muça nuk tha më tej se makina e blinduar është sekuestruar nga policia dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ajo nuk ishte në pronësi të viktimës, por në pronësi të një personi tjetër.

Muça nuk e dha emrin e tij, megjithatë theksoi se makina e blinduar ishte konform një leje të rregullt.

Për të qarkulluar me një makinë të blinduar duhet leje e posaçme dhe arsyetim që po të rrezikohet jeta.

Hollësitë se e kujt ishte makina e blinduar dhe prej sa kohësh Elton Çiço qarkullonte me të janë pjesë e dosjes hetimore.

2 komente në “Elton Çiço lëvizte me makinë të blinduar”

  1. Juri says:

    Si nuk i vjen turp ketij mut zv drejtori qe del e deklaron qe per makine te blinduar duhet leje. Nese u dashka leje atehere ju i dini se kush jane kryekriminelet ne Shqiperi si ka mundesi qe qarkullojne kaq lirshem. Sipas kesaj ju drejtora jeni te perfshire ne rangjet me te larta kriminale. Policet e thjeshte rrezikojne jeten perdite me kriminele te rendomte, ndersa ju plehra oficerash bashkepunoni me kokat me te medha te krimit.
    Jeni plehra, mos iu pafte syri drite kurre (aty ku iu dhemb me shume), muta.

    1. Pilo Lala says:

      Juri, ose Xeni.
      Pse te ka djegur kaq shume? Mos ke qene Polic i Sales?
      Drejtori po jep disa fakte per atentatin.
      Ju kerceni si misra, beni paf, sepse keni frike mos ju kapin shoket kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje