Komandanti i ri i NATO-s: Gati të luftojmë me Rusinë!

5 Maj 2016, 11:42Bota TEMA

NATO-ja ka komandant të ri suprem, puna e të cilit është ta forcojë atë si aleancë mbrojtëse, pas viteve të reduktimit të trupave amerikane në Evropë.

“Përballemi me një Rusi të rigjallëruar dhe me sjelljen e saj agresive, e cila sfidon normat ndërkombëtare”, ka thënë gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, pasi ka marrë komandën e forcave të SHBA-së në Evropë.

Ai ka shtuar se forcat e aleancës atlantike duhet të jenë “gati për të luftuar nëse përmbajtja dështon”.

Scaparrotti është bërë komandant suprem për Evropën më 4 maj.

Emërimi i tij është bërë në kohën kur aleanca e konsideron Moskën si kërcënim për stabilitetin, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Scaparrotti ka thënë se do të kërkojë nga Uashingtoni që të stacionojë brigadën e tretë të përhershme të trupave amerikane në Evropë, transmeton rel. Dy brigada aktualisht ndodhen në Gjermani dhe Itali.

Gjatë katër vjetëve të kaluar, Uashingtoni ka çaktivizuar dy brigada në Evropë për shkak të presioneve të buxhetit dhe kërcënimeve të reja në Lindjen e Mesme dhe Azi.

Sot, janë më pak se 65,000 ushtarë amerikanë, të stacionuar përgjithmonë në Evropë, nga afro 300,000 sa kanë qenë gjatë Luftës së Ftohtë.

Dëshira e Scaparrottit për më shumë trupa në Evropë i bën jehonë edhe qëndrimit të komandantit në largim të NATO-s, gjeneralit amerikan, Philip Breedlove.

Uashingtoni synon të sigurojë aleatët e NATO-s që janë të shqetësuar prejse Rusia ka anekuar Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Ankthi nga Rusia mbetet veçanërisht i lartë në vendet baltike dhe në Poloni.

Dhe, sfidë e menjëhershme e Scaparrottit do të jetë përcaktimi i vijave të kuqe, përtej të cilave NATO nuk do të tolerojë ngacmimet nga forcat ruse.

Avionët luftarakë rusë, në mënyrë rutinore, fluturojnë pranë vendeve baltike dhe mbi Detin e Zi. Fluturimet e tilla kanë rritur shqetësimet se mund të vijë deri te konfrontimi i drejtpërdrejtë.

Scaparrotti, qysh në seancat dëgjimore të muajit të kaluar, u ka thënë senatorëve amerikanë se këto fluturime të Rusisë janë provokuese dhe të rrezikshme, raporton REL.

Ai ka thënë se Rusia duhet ta dijë se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin masa, nëse amerikanët rrezikohen.

Scaparrotti ka thënë se një nga detyrat e tij të para si komandant suprem i NATO-s do të jetë të rishikojë rregullat e angazhimit të SHBA-së dhe të forcave aleate në lidhje me atë se kur duhet të përgjigjen me forcë për të mbrojtur sigurinë e tyre.

Scaparrotti vjen në postin e lartë ushtarak të NATO-s pasi ka shërbyer si shef i forcave amerikane në Korenë e Jugut.

Para kësaj, ai ka shërbyer në Irak dhe në Afganistan.

4 komente në “Komandanti i ri i NATO-s: Gati të luftojmë me Rusinë!”

  1. Si nuk menduat njiher per paqen e njerezimit ,
    per mirekuptimin ndermjet popujve , per zhvillimin e njerezimit ne drejtimin human ,
    sepse asgje s’ju mungon ta beni , nderkoh qe dini vetem te coni boten drejt shkaterrimive ,luftes ..
    duke injoruar jeten mbi kte planet .
    Ashtu tha edhe Hitleri ,per 24 ore do marshoj ne sheshin e kuqe ne Moske ,
    dhe marshoj vertet por si Kufome …
    Ju s’do keni fate me te mire ,se paraardhesi juaj nz – gjarprinjt qe helmuat jeten e njerezimit mbi toke .
    Uroj ta provoni bythen tuaj histerike sa me shpejt ,pa ju marr flak .

  2. Andreas says:

    Paska sherbyer ne Korene e Jugut(kunder Korese se Veriut kuptohet), Irak dhe Afganistan. Tre deshtimet me te medha amerikane ne 20 vitet e fundit. Mire qenkan punet!

  3. Akilis says:

    Sigurine e kujt, zoti Scapparroti.
    Juve ju gjunjezoi nje Turkye qe me bullin e veprimeve te saj mbushi Evropen me Xhihadista dhe ju detyroheni te hiqni Vizat se po u inatos Erdogani jua mbushi breket me m…..t.
    Nuk ju vjen turp apo pak meshire per Sirine , Irakun, Afganistanin, Libine?
    A do denohet dhe teckrijohetcnje Gjykate Drejtesie ne bote per keto krime?
    Zoti Skaparotti a nuk ishit ju qe donit tecpushtonit Greqine nga toka jone per interesat tuaja dhe na cani by……en cdo dite duke na percare dhecna detyroni te marim dynjane percnje cope buke.

  4. Andrea R. says:

    Ja idiotet qe NUK duhen ndjekur. Keta as njerezore s’jane, jane rrace hibride humano-reptiliane. Bejne ligjin prej shekujsh ne planetin Toke, vendosin se kur duhet luftuar e kur duhet pushuar se luftuari, kane ne dore ekonomine dhe financat, masmediat prej te cilave njerezit jane si te hipnotizuar. Edhe gjykatat, politikanet, shkencetaret, mjeket, jane sherbetore te ketyre. Jane banda kriminele e ILLUMINATI – syri i Piramides qe gjithçka sheh e kontrollon.
    Edhe fete jane krijuar ne tavoline prej tyre. Per t’i perplasur pastaj ne konflikte te dhunshme qe kane per baze moton: Perça e sundo (dividem et imperam). Hidhini nje sy konferencave te Mauro Biglino, David Icke, Zecharia Sitchin, Texe Marrs, per te kuptuar sesi 13 gjakprishur (syri piramidor qe dominon gjithçka) dominojne boten duke krijuar mite fetare false, qe njerezit u falen si te ishin Perendi.
    Zgjohuni njerez se jeta eshte argetim e ndjenja njerezore; jo pune pune pune si robote e luftera te pakuptimta! Se gjumi yne eshte automatikisht dhenie e pushtetit ketyre krijesave te uleta.
    Nuk kemi nevoje per Nato e as per Rusi o Kine, asnjanjesia eshte rruga me e mire; jo vetem nga ana ekonomike.

    Andrea Radi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje