Tragjedi në Futboll/ Ndahet nga jeta ish futbollisti i Skëndërbeut

8 Maj 2016, 16:09Sport TEMA

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në futboll. Bernardo Ribiero ish futbollisti i skuadrës kampione të shqipërisë, Skëndërbeu është ndarë nga jeta ditën e sotme.

26-vjecari ka pësuar atak kardiak gjatë një ndeshje miqësore me skuadrën e tij në Brazil, Friburguense.

Bernardo Ribero ka qënë pjesë e skuadrës së Skëndërbeut në sezoni 2011-2012 duke arritur që të fitonte dhe titullin  kampion më korcarët.

Sulmuesi brazlian ishte duke kaluar një periudhë të mirë tek ekipi i tij Friburguense duke u cilësuar si një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë skuadër.

Gjithashtu sipas mediave braziliane Ribiero po jetonte një moment të veçantë dhe në familjen e tij ku muajin e ardhshëm kishte planifikuar kurorzimin e martesës.

Pak ditë më parë u nda nga jeta dhe lojatri i Dinamos së Bukureshtit Patrik Ekeng që humbi jetën brënda fushës së lojës pas një ataku kardiak.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje