Dy turq mbërritën në Tiranë, për trafikun e drogës nga Kosova. Lidhje me grupin e Shullazit

11 Maj 2016, 09:34Kronika TEMA

Një sasi e papërcaktuar droge është siguruar në Turqi dhe se për transportimin e saj në Shqipëri, mendohet se janë gjetur dhe korrierët. Sipas policisë vetë trafikantët turq kanë marrë përsipër të sigurojnë lëndën narkotike dhe ta transportojnë atë në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.

Dhe për të vënë në vijë punët, dy shtetas turq Iliaz Er dhe Ali Sahin kanë mbëritur në Shqipëri në muajin janar 2016, ku kanë rënë në kontakt me disa shtetas shqiptarë pjesë e grupit të Shullazit, të cilët sipas policisë kanë bërë të mundur dhe akomodimin e tyre në hotel, raporton Shqiptarja.com.

Informacionet e agjentëve të policisë dhe SHISH tregojnë të dhëna për një trafik të drogës dhe se për këtë gjë, në raportet e informacionit evidentohen dhe emrat konkretë se kush është pjesë e këtij grupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje