Ambasadori amerikan Donald Lu dhe kolegia e tij e BE-së, Romana Vlahutin dje dhe sot kanë qenë në selitë e partive kryesore në vend, për të diskutuar mbi reformën në drejtësi.
Siç fuket nga fotot, ambasadorja Vlahutin ka luajtur edhe me ngjyrat e veshjeve në takimet e mbajtura dje dhe sot.
Ndërsa dje ishte veshur me të kuqe, ngjyrë e përafërt me PS-në e LSI-në, sot ajo është shfaqur në selinë e PD-së me një fustan ngjyrë blu, ngjyrë e kësaj partie.