Të ecësh apo të udhëtosh në Tiranë me biçikletë është e rrezikshme. Kështu pohon eksperti ndërkombëtar Gili Penalosa, i cili e shikon Tiranën si vendin ideal që mund të pedalosh pasi është i rrafshët, por kultura e njerëzve nuk e lejon këtë mënyrë alternative zhvendosje nëpër qytet.
Penalosa, i njohur për një sërë projektesh në disa kontinente, shikon me habi se si makinat po asfiksojnë qytetin dhe se 1/3 e të ardhurave nga xhepat e qytetarëve shkon për mirëmbajtjen e tyre. Ai mbështet vizion e Bashkisë së Tiranë për promovimin e zonave pedonale dhe rritjen e përqindjes së qytetarëve që përdorin biçikletën.
“Tirana është ideale për biçikleta, e vogël, e rrafshët dhe kohë e mirë. Të ketë rrugë të mbrojtura për biçikleta dhe të ndahen nga makinat, dhe makinat nga njerëzit. Jam i sigurt se nëse shtohen hapësirat për biçikleta do të ketë standarde më të mira në afatshkurtër. Do jetë e mire jo vetëm për lëvizshmërinë, por edhe për shëndetin mendor dhe fizik. Jeta fillon dhe mbaron duke ecur, të gjithë ecin, por të ecësh në Tiranë është e rrezikshme. Nuk shoh makina që respektojnë vijat e bardha.
Transporti publik duhet të ketë rrugë të dedikuara që të ecin më shpejt. Parqet janë të rëndësishme çdo fëmijë të ketë zonë ku të luaj sepse nuk është thjesht lojë, por zhvillim të përqendrimit të tyre dhe zhvillon mendimin e tyre. Në Tiranë kjo është kritike. Të ecësh dhe t’i japësh biçikletës nuk është shaka, por lehtësi për njerëzit dhe shijon udhëtimin. Për 1 km përdorin makinën, makinat po asfiksojnë qytetin. Qytetarët shpenzojnë më shumë se 1/3 e të ardhurave për makinën, mirëmbajtjen, siguracionin dhe pastaj nuk kanë para për të shkuar me pushime sepse i shpenzojnë në makinë. Nuk ka asgjë që qeveria mund të bëjë për të përmirësuar jetën e njerëzve në këtë mënyrë. Qytetaret duhet te permiresojne jetën duke lëvizur me biçikletë me autobus ose në këmbë dhe mendoj se ketë po bën kjo administratë”, thotë eksperti.
Penalosa këndin e lojërave tek Parku i Liqenit dhe vetë parkun e sheh një mundësi të mirë që kjo administratë po bën për të nxitur aktivitete dhe bërë sportin mënyrë jetese.
“Makinat janë një kancer i madh që po rritet. Tirana ka nevojë për parqe të vogla, të mesme dhe të mëdha, sepse kënaq nevojat e ndryshme. Çdo fëmijë në Tiranë duhet të ketë një park brenda 500 m sepse këto parqe ndërtojnë komunitete. Parku i Liqenit është i mirë, por mund të jetë shumë më i mirë, ai do të jetë shumë i rëndësishëm si park sepse njerëzit do të bëjnë aktivitete atje. Këndi i lojërave po bëhet shumë mirë duke u kujdesur për mjedisin. Gjithsesi këndi i lojërave për fëmijët është shumë i mirë dhe meriton komplimente. Parqet janë të rëndësishme, çdo fëmijë të ketë zonë ku të luajë, sepse nuk është thjesht lojë, por zhvillim i përqendrimit të tyre dhe zhvillon mendimin e tyre”, tha ai.
Në Tiranë sipas ekspertit duhet t’i jepet përparësi transportit urban që të ulet përdorimi i makinave, por në fakt ndodh e kundërta, pasi makinat me 1 person dominojnë rrugët.
“Nuk është demokratike që një autobus me 40 vete dhe një makine me një person, autobusi të ketë më pak hapësire se një makinë. Të krijohet një rrjet në Tiranë me rruge ekskluzive për autobusët. Autobusi duhet të jetë më i shpejtë, i lirë dhe i rehatshëm, ndryshe qytetarët nuk e përdorin”, u shpreh eksperti.
E kujt ja thua ti keto?
Hajde mbushi mendjen njerezve se Enveri kishte te drejte !
Sa per parqe cdo 500 m, je shume vone . Nuk ka lene vend Edi Rama as 2000m dhe Eri Fiku po e con ne 4000 m larg.
Hiqeni këtë fjalën “pedonale”, more tyça. Boll folët italiançe. Keni fjalë në shqip.