Manjani-prokurorëve: Mos kini frikë të hetoni zyrtarët e lartë

16 Maj 2016, 11:24Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është takuar këtë të hënë me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe prokurorë në vartësi të tij, të cilëve u ka kërkuar intensifikimin e hetimeve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Rritja e numrit të hetimeve është një domosdoshmëri. Duhet t’i japim ndëshkim të shpejtë dhe të merituar krimit”, ka deklaruar Manjani.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet, ka shtuar mes të tjerash Manjani, i cili ka theksuar se, “prokurorët nuk duhet të keni frikë nga hetimet”.

“Nxisim për një hetim të shpejtë për çdo insinuatë apo akuzë publike. Ka përfunduar koha kur ekzekutivi refuzon të zbatojë urdhërat e prokurorisë”, ka thënë më tej numri 1 i drejtësisë shqiptare.

5 komente në “Manjani-prokurorëve: Mos kini frikë të hetoni zyrtarët e lartë”

  1. andromeda says:

    Me këtë pallën, me Nishanin, me Llallën, me Vishon, etj sistemi i drejtësisë është tmerrësisht i kapur nga dyshja Berisha- Meta dhe s’ka reformë dhe ambasador ta zbërthejë.

  2. Dr.John says:

    Po po. Hic frike mos kini. Vetem Balilin mos na kerkoni.

  3. sapa says:

    Dhe ka shume naive qe thenjet e tija i duken teper shpresedhenese.Cili idjot do besonte se ky minister do ishte per denimin e shefit te tij Meta?

  4. Illyrians says:

    Ja dhe Manjan hajvani, te cilin nuk e kam kuptuar asnjehere, eshte vertete hajvan apo luan rolin? Ore debil, ça lesh thirrje u ben prokurorve ti? Prokuroret, gjykatesit dhe krejt zyrtaret e larte shteterore jane pjese e pandashme e korrupsionit dhe e krimit ne Shqiperi, kurse ti u ben thirrje te hetojne zyrtaret e larte.
    Po zyrtaret e larte jane padronet dhe kapot e prokuroreve, ku eshte pare qe punetori te hetoje bosin e vete?? Ik o Yllo se edhe ti si Dhalla je, beni deklarata te bujshme sa per sy e faqe. Jeni te gjithe pjese e sistemit.. Fare e keqe..

  5. Po ty Z. Manjani kush do te hetoje per aferat e tua. Tenderat etj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje