Gjovalin Kadeli i LSI-së: Qeveria diskriminon Lezhën, investime vetëm në jug

17 Maj 2016, 12:08Politika TEMA

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli deklaroi sot nga Lezha se qyteti në fjalë dhe zonat përreth tij, janë diskriminuar nga qeveria për sa i përket investimeve.

Sipas deputetit, shumica e investimeve të qeverisë kanë shkuar në jug të vendit dhe kjo është e papranueshme:

“Investimet kanë shkuar të gjitha në jug dhe kjo është e papranueshme. Porti i Shëngjinit është diskriminuar. Sapo mësojmë se Ahmetaj në Prishtinë paska ndryshuar drejtimin e transportit të mallrave nga portet shqiptare drejt Kosovës.

Do të jetë Durrësi dhe jo Shëngjini porti që do të  operojë për mallrat kosovare dhe ky ndryshim destinacioni bëhet për shkak të mungesës së infrastrukturës së dobët që ka Shëngjini!  E vërtet është por kush e ka në dorë infrastrukturën?!

Dhe për këtë unë kam disa pyetje: Përse nuk u bë realitet hapja e një tuneli (800 ml) që lidh Shëngjinin me autostradën në Balldren, i premtuar nga kryeministri? Përse nuk vazhdon lidhja e autostradës nga Rrotondo – Shëngjin (3 km)? Përse nuk e ndërtuan nënstacionin elektrik të premtuar për Shëngjinin pasi përsëri do ketë probleme me energjinë gjatë sezonit veror?

Përse edhe Shëngjini të mos ketë investime te paktën sa gjysma e Vlorës? Duhet një përgjigje për banoret e Shëngjinit e të Lezhës , për pushuesit nga Kosova që janë të shumtë ato që frekuentojnë Shëngjinin”.

4 komente në “Gjovalin Kadeli i LSI-së: Qeveria diskriminon Lezhën, investime vetëm në jug”

  1. afa89 says:

    Mos vetem Vloren mos e permend per investime. A ke kaluar nga Vlora keto kohet e fundit? A e ke pare se ne cfare gjendje te rrenuar eshte katandisur? Vetem ne Vlore qe nuk po shkojne investimet. Ne fakt nuk po e marrim vesh se ku po shkojne investimet.

  2. Albi says:

    Pyetja eshte me e thjeshte. Pse nuk mbaroi njehere nje autostrade per veriun me 2 korsi, nga Mamurrasi deri ne Vore?

    As me Salen dhe as me kete nuk u kujtua njeri.

  3. Shqiptar says:

    Sepse Shengjini nuk eshte sa gjysma e Vlores!!Vlora eshte 15 here sa Shengjini.Madje, Orikumi eshte qytet me i madh se Shengjini!!

  4. al paci says:

    Po ca investime thoni si ne juge qe e shikojn vete dhe ne veri qe degjojne nuk eshte ber asnje investim keto dy vjete, vetem jan rregulluar ca qendra qyteti se ne brendesi te qyteteve katastrofe. Fmn i tha qeverrise mos shpenzoni po paguani borxhet dhe kjo vazhdon. Me rilindjen ne 2026 fillojne investimet se keshtu i ka ber esapet Edushka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje