DETAJET/ Djali i Mehmet Shehut u arrestua në banesën e një siriani. Në Suedi punonte si mësues

18 Maj 2016, 09:49Politika TEMA

Dje u bë me dije se është arrestuar në Stokholm të Suedisë djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu.

Skënder Shehu është ndaluar bashkë me një person nga Siria në banesën e këtij të fundit, pas një ndërhyrjeje të forcave speciale suedeze, që kapën aty sasi të konsiderueshme hashashi.

Sipas Top-Channel, e cila komunikoi me një korrespondent të sajin në Stokholm, Shehu është arrestuar së bashku me një person tjetër në Solna të Stokholmit, pas operacionit të koduar “Fenix”.

“Njëri nga të arrestuarit është shqiptari Skënder Shehu, djali i Mehmet Shehut. Një numër i madh policësh të armatosur rëndë kanë hyrë në banesën e shtetasit me prejardhje nga Siria”, njoftoi Top-Channel. S

ipas të njëjtit burim informacioni, operacioni është kryer rreth një muaj më parë nga skuadra speciale e ardhur enkas nga qyteti i Vesteros.

Shehu akuzohet për prodhim dhe posedim lëndësh narkotike të llojit Marijuanë.

Gazetari Ervin Dushi nga Stokholmi i tha televizionit se Shehu mësohet të ketë mohuar çdo lidhje me lëndët narkotike dhe ka deklaruar se ata ndodhen rastësisht, deklaratë e cila nuk e ka bindur prokurorinë e Stokholmit, e cila ka kërkuar ndalimin e tij.

Skënder Shehu banon prej shumë vitesh në periferi të Stokholmit, së bashku me familjen e tij dhe punonte si mësues në Källskolan në Upplands Bro dhe ishte një figurë e dashur për komunitetin shqiptar në Stokholm.

Shehu kishte studiuar në Suedi, gjatë kohës së diktaturës ai u kthye në atdhe pak para se këtu të fillonte sulmi ndaj familjes së tij, shkak për të cilin dyshohet se u bë fejesa e tij me Silva Turdiun, e cila për sistemin kishte biografi jo të mirë.

Prishja e fejesës vijoi me vetëvrasjen e kryeministrit Mehmet Shehu dhe persekutimin më vonë të gjithë familjes edhe pse kjo kishte qenë deri atëherë familja më e afërt dhe më e fuqishme pas asaj Hoxha, që prej mbarimit të luftës më 1944.

4 komente në “DETAJET/ Djali i Mehmet Shehut u arrestua në banesën e një siriani. Në Suedi punonte si mësues”

  1. intelektuali says:

    SKENDER SHEHU NJESOJ SI ERMAL HOXHA DHE TE DY NJESOJ SI PARTIA E PUNES

    Po si nuk kapet nje shqyptar tjeter me droge dhe kanabis pervec pinjolle te larte te Partise se Punes? Para do kohe u kap Ermal Hoxha nipi i dashur i Diktaotirit gjakatar Enver Hoxha qe ishte BOSI i kokaines se Xibrakes qe gaditej brenda ne shtepine e Taulant Balles dhe qe pushteti i Rilindjes Socialiste donte ta fshihte dhe ta kamuflonte me finte komunistesh duke e paraqitur kete BOS te kokaines kolumbiane nga Kuba Bolshevike ne Shqypnine Enveriste si nje varfanjak te papune nderkohe qe shtetiste serbes ne rruget e Tiranes dhe Shqypnise me Ferrarin e tij te Kuq.

    Tani ka ardhur koha qe sudezet te kapin me droge edhe Skender Shehun qe kur Eneveri i vrau babane, nenen dhe vellane e tij deklaroi zyrtarisht:

    BABAI IM ESHTE ENVER HOXHA DHE NENA DHE FAMILJA IME ESHTE PARTIA E PUNES!

    Cfare mund te presesh nga ky njeri?

  2. tfgs1 says:

    Tema,ju lutem saktesoni se;nuk ka shqiptar Skender madje i biri i nje Mohamedi…!!!!
    Flitet per turkoshqipfoles ose araboshqipfoles,vet fakti qe dylberi u kap ne shtepine e nje arabi sirian,nuk le vend per kment………….pra nuk flitet per shqiptare por arabe!

  3. befana says:

    Skender Shehu,se shpejti do lirohet,pasi nuk eshte nga ata qe pershkruan i mesipermi,te cilit iu beka qefi per kete lajm.
    Studimet i kreu ne Shqiperi dhe jo ne Suedi
    Eshte nga me shembulloret e femijeve te bllokut,si ne mesime dhe ne marredhenie me shoqerine.Nuk mund te besohet kurre qe te jete ashtu si akuzohet.
    Si duket keta faqezij qe si bene dot gje Enverit merren me femijet e niperit per te shfryer urrejtjen.

  4. gjergj kastrioti says:

    tfgs1—-e ke thene mire si gjithmone—keta emra palaco nuk jane shqiptare ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje