FSHF ndryshon arbitrin pas presionit të korçarëve, cakton për ndeshjen e Vlorës “engjëllin mbrojtës” të Skënderbeut

18 Maj 2016, 13:11Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që Enea Jorgji të jetë gjyqtari kryesor i takimit mes Flamurtarit dhe Skënderbeut që do të luhet sot pasditen në Vlorë.

Fillimisht, ishte vendosur që këtë ndeshje ta gjykonte Lorenc Jemini, por pas kundërshtimit të bërë nga klubi i Skënderbeut, FSHF ndryshoi qendrim sot në mengjes.

Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i takimit në Vlorë, ndërsa Jemini dhe Koçi pas portave.

Kujtojmë që Jorgji është një arbitër që është akuzuar disa herë, se ka favorizuar hapur korçarët.

Në disa ndeshje, vendimet e tij favorizuese për Skënderbeun kanë qenë flagrante.

7 komente në “FSHF ndryshon arbitrin pas presionit të korçarëve, cakton për ndeshjen e Vlorës “engjëllin mbrojtës” të Skënderbeut”

  1. Koli says:

    Per zotin, behuni pak me profesionista dhe mos na boni tifozin ne gazete, se ke tre dite qe na cate derrasat me Partizanin. Nuk eshte problemi yne Partizani

  2. Ardi says:

    Ueeeee ca propagande qe bekeni ju te Temes…Me keq se ne kohen e xhaxhit…une kam thene..po ta kete vendosur i gjati qe ta mare Partizani tuaj ka mare fund ai muhabet..Le te ndroje FSHF sa arbitra te doje

  3. ..... says:

    Po mos i fshini komentet o legenat e Partizanit

  4. coni says:

    Ca ju zuri? Keni ndonje fakt kunder qe Jorgji ka favorizuar haptaz dhe rregullisht Skenderbeun. Po patet fakte kunder eshte me e ndershme ti nxirrini dhe ska nevoje te merreni me fjale qe i merr era.

  5. Arturi says:

    Eh kerrnackat! Kane 6 vite qe nuk heqin dore nga manipulimet. Po vazhduat gjate me pislleqet tuaja, do ju vije ndonje ekip nga UEFA dhe do ju hedhe ne kat. 3. Prandaj u thoni Taçkes dhe Zeqos te ndalojne perlyerjen se do i kape dhe ata reforma ne drejtesi. ?

  6. MARILDO says:

    pseudo gazetare, tu vije turp, po skeni faj ju faj ka kryeredaktori qe keni aty qe lejon publikimin e lajmeve te tilla… jeni turpi i gazetarise… media medioker, mos perbaltni ata qe u bene krenare ne europe, TURP

  7. Totila says:

    Redaksise se Temes i kerkoj qe te mos me censuroje mua ,por ne se e sheh te nevojshme te m’i shfaq komentet .
    Faleminderit per mirkuptimin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje