Hetimi doganor zbulon kontrabandë me naftën, u shmangën 50 mln lekë detyrime

18 Maj 2016, 08:21Ekonomia TEMA

Nga ana e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme, Antikontrabanda dhe Sektori Kundër Krimit Financiar në Fier, u finalizua operacioni i përbashkët “EVAZIONI”, në saj të të cilit u ndalua administratori i subjektit “SOKOLI CO”, shtetasi Xhemil Hoxha, banues në Mallakastër, me aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Ndalimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit të tij, në Ballsh, i’u gjet një sasi prej 106 mijë litra naftë bruto e pa deklaruar në autoritetet doganore dhe për rrjedhojë duke shmangur kështu detyrimet doganore në vlerën 500 milionë lekë (te vjetra).

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kontrabandë me mallrat që paguajnë akcizë dhe fshehje të të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 172 e 180 të Kodit Penal.

 

1 komente në “Hetimi doganor zbulon kontrabandë me naftën, u shmangën 50 mln lekë detyrime”

  1. Ermali says:

    Po nuk eshte 500 milion leke demi se i binte qe çmimi i naftes ne treg te ishte te pakten 6 mije leke te vjetra per liter. 106,000 litra sikur 1 Euro/lt te ishin detyrimet ne shtet (akcize+tvsh), por qe jane me te uleta, maksimumi 106,000 Euro eshte demi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje