Eljan Taninin e masakrojnë në rrjet, por ai iu përgjigjet se mbetet një protestues i egër: S’e kuptoj pse më bien në qafë qelbësirat

25 Maj 2016, 16:51Sociale TEMA

Eljan Tanini, një personazh që u bë i njohur për protestat kundër ndërtimit të parkut të lojërave për fëmijë tek Liqeni Artificial, ka fituar një projekt nga Bashkia.

Kjo ka bërë që nëpër rrjetet sociale, por dhe disa portale, ai të sulmohet si i shitur.

Vetë ai iu përgjigjet në një intervistë për HashtagAL, se vijon të mbetët një protestues i egër.

Ai thotë se është një lloj aktivisti i ri, që bën edhe protesta, edhe fiton projekte.

Eljan, ç’është kjo punë? Pse po lakohet kaq shumë emri yt në media sot?

Është një qelbësirllëk që unë nuk e marr vesh këtë negativitetin rrotull dhe pse më bien robtë më qafë kur kam bërë vetëm punën time si njeri Iikëtij vend.

Po si është puna?

Para dy vitesh i shkova në zyrë Lulzim Bashës, bashkë me arkitektin që kemi bërë veprën dhe ja propozuam veprën.

Çfarë është kjo vepër? Ma shpjego pak…

Atëherë, bëhet fjalë për memorien kolektive që do simbolizohet nëpërmjet një slulpturë. Pra në një vend që ka pas rëndësi të madhe për qytetin dikur, ti e përkujton nëpëmrjet një simbolike të caktuar. Dhe unë kam rreth dy vite që po mendoj që të vendos tek ish-fusha e aviacionit, ose tek parku 1 kilometërsh, një aeroplan simbolik që imiton ato aeroplanet që bëjnë dhe fëmijët. Kjo vepër ka lidhje të dyfishtë dhe me të kaluarën e vendit dhe me skulpturën e re urbane që do ndërtohet atje.

Hapet konkursi tashmë nga Bashkia dhe unë mora pjesë bashkë me grupin tim të punës. Që ka dhe një arkitekt i cili është zëvendës/dekan i arkitekturës.  Ka një inxhinier, ka një grup studentësh që janë marrë dhe me matjen e vendit. Dhe konkurova dhe dola një nga fituesit. Një nga katër fituesit.

Ti këtë projekt e ke personal, apo jeni grup, jeni disa vetë të bërë sëbashku në projektin e aeroplanit?

Jo, kjo është ideja ime, se kush punon me mua është tjetër gjë. Për ta fuqizuar projektin dhe për ta bërë më të rëndësishëm vendosa të ngre grupin tim të punës.

Sa lekë kushton projekti yt Eljan?

Ne nuk e kemi ndarë akoma këtë gjë. Do e financojë të gjithë shumën Bashkia apo do financojë vetëm gjysmën dhe gjysmën tjetër do duhet ta gjej vetë. Nuk kemi folur për këtë gjë.

Dakord, po sa shkon preventivi total i projektit? Sa lekë vlerësohet projekti?

Unë e kam propozuar me disa ide fillestare. Nga inoksi deri tek llamarinat e aluminit. Nëse do jetë prej inoksi do jetë një shumë prej 20 milionë lekësh (19 mijë USD) sepse është 11 metra vepra. Aq sa ka fluturuar MIG-u i fundit në atë fushë, në Fushën e Aviacionit.

Nëse do jetë me llamarinë prej alumini, variant ky që e imiton pak më mirë avionin, mund të shkojë diku tek 10 milionë(9 mijë USD), por nuk e kam të qartë nëse këtu përfshihet dhe haka e punës e njerëzve që punojnë me mua. Unë e dua këtë qytet dhe me protesta dhe me vepra arti. Dhe dorën do t’ia jap dhe Lulzim Bashës dhe Sali Berishës dhe Edi Ramës, kur bëhet fjalë për një gjë timen. Shumë e thjeshtë.

Eljan, pse janë bërë kaq skeptike mediat ndaj teje sot? Disa e lexojnë si ‘kapje’ tënden nga bashkia. Si e mendon këtë reagim të medias?

Mediat po thonë që u bëra vegël e Erionit, këtë thonë mediat, pavarësisht se ai në fakt ishte një konkurs.

Por ama është një konkurs që fituesit i përcakton Bashkia, pra Erioni, apo jo?

Jo, jo është konkurs ku juria është e pavarur nga Bashkia. Ishin artistë të Akademisë së Arteve.

Po jurinë kush e përzgjodhi?

Jurinë e ngre Bashkia.

Pra është Bashkia i bie?

Po, Bashkia e propozoi idenë për të vendosur skulptura parku. Nuk e propozoi akademia, akademia zgjodhi artistët dhe ku konkuruan rreth 30 artistë ku ndër ta u zgjodhën 4 fitues në total. Dje u bë dhe prezantimi i punëve fituese.

Ke ndonjë mesazh për skeptikët? Për ata që mendojnë se ti je i kapur?

Unë do mbetem ai njeriu që gjithmonë e ka dashur këtë qytet.

Me apo pa protesta do ta duash?

Me dhe pa protesta do ta dua, në të gjitha mënyrat do ta dua, siç kam qenë do vazhdoj të mbetem.

Do organizosh më protesta?

Po patjetër që do organizoj protesta kur bëhet fjalë për shkeljen e interesit të qytetarëve. Ky projekt ishte një ëndërr e imja. Është një nga projektet që ka lidhje me memorien kolektive.

Por ama është pak e vështirë të besohet se një aplikant i mbështetur me lekë nga Bashkia mund të jetë ndërkohë dhe një aktivist i egër dhe i pakompromis, siç ke qenë ti deri më sot. Apo jo?

Ky ëhstë një konkurs i organizuar nga Bashkia ku unë mora pjesë, siç kam luftuar egërsisht si qytetar në të kaluarën do vazhdoj të luftoj prapë.
Sepse Bashkia mund ta bënte dhe kështu, që nuk ma pranonte fare punën mua po të donte. Edhe këtë duhet ta pranojmë njëçik pozitivisht apo jo? Mund dhe ta anashkalonin projektin tim.

Nuk është e thënë…kanë kërbaçin por kanë dhe kulaçin. Apo jo?

Po le të jetë kështu, le të jetë një lloj aktivisti i ri që dhe proteston por dhe bën vepra të mira. Se ne jemi mësuar me modelin e atyre që po morën projekte do e mbyllin gojën. Unë do bëj dhe projekte dhe protestë.

Pra ti po thua që projekti yt i financuar me lekë nga Bashkia dhe aktivizmi yt kundër Bashkisë janë dy gjëra të ndara si me thikë?

Aktivizmi im dhe projekti ecin paralel sepse ky lloj projekti i kushtohet fëmijëve të qytetit.

5 komente në “Eljan Taninin e masakrojnë në rrjet, por ai iu përgjigjet se mbetet një protestues i egër: S’e kuptoj pse më bien në qafë qelbësirat”

  1. ??? says:

    Nuk e kuptoj ne gjithe kete “interviste” nivel katunaresh nuk pyetet fare ky tipi se pse protestoi kunder nje kendi lojrash per femije dhe ne te njejten kohe na ben si artist? Te tilla paradokse vetem ne Shqiperi i sheh.

    1. Albi_I says:

      Sepse ishte dhe mbetet nje ndertim i paligjshem pertej thjesht shkaterrimit te te vetmit hapesire te gjelber te qytetit.

      Per sa i perket ceshtjes ne fjale, Eljani duhet te jete i kujdesshem. Ai mund te jete ne rregull me veten e tij, po nese njerezit zhgenjehen nga ty eshte e veshtire ti therrasesh perseri ne proteste.

  2. NICK says:

    MENDOJ QE NUK ESHTE NEVOJA PER SHPENZIME TE TILLA , NE NJE KOHE KUR MUND TE VENDOSIM MBI NJE BAZAMENT NE NJE LARTESI DHE POZICION TE PERSHTATSHEM NJE MIG- NGA FLOTA JONE AJRORE E DIKURSHME, NE KUJTIM TE ATYRE HEROJVE TE LAVDISHEM QE NA BENE KRENARE PER QIEJT E SHQIPERISE SONE. NDOSHTA KESHTU ENDERRA E SHQIPONJES PER TE KAPUR SERISH QIEJT E ATDHEUT DO TE MBETEJ E GJALLE NE BREZAT QE VIJNE.

  3. normali says:

    PO per ata pallatet 17 katesh tek diga e liqenit ka protestuar ky artisti? Se mua me duket se ata pallate jane 100 here me te rrezikshem se ai kendi lojrave.

  4. Nada says:

    Eljani ne menyre kategorike duhet ta refuzonte projektin e financuar nga bashkia. Ky projekt e implikon dukshem ate. A eshte i shitur Tanini, per mendimin tim qe cke me te dhe nuk e luan topi. Me vjen keq per te, shoqeria civile ka vdekur tha Rama dhe kjo eshte shoqeria civile qe shitet per nje projekt dhe i mbyllet goja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje