Paqe mes Erion Veliajt dhe shoqërisë civile?

25 Maj 2016, 11:47Sociale TEMA
Paqe mes Erion Veliajt dhe shoqërisë civile?

Disa nga aktivistët e shoqërisë civile që protestuan kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e liqenit ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së 4 fituesve të konkursit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për skulpturat dekorative që do vendosen në ambientet publike në Tiranë.

Madje, njeri prej tyre, Eljan Tanini u shpall edhe fitues me një nga idetë e tij me të cilën konkuroi në këtë garë të hapur per artistet e rinj. Tanini u shpall fitues me projektin e tij interesant për të ndërtuar një vepër arti në formën e një avioni në lulishten e Fushës së Aviocionit në Laprakë.

Jo vetëm kaq, por gjatë kësaj ceremonie ai dhe aktivistët e tjerë janë parë të bisedojnë e diskutojne normalisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri dhe prezantimin e projekteve fituese.

Duket se tashmë, kur mbetet edhe 1 javë nga përurimi i këndit të lojërave, eshte arritur nje paqe mes aktivistëve te shoqerise civile që protestuan për këndin e lojërave dhe kryebashkiakut Veliaj.

7 komente në “Paqe mes Erion Veliajt dhe shoqërisë civile?”

  1. ben says:

    Ke parasysh ca goca qe jane vetem per pasarela.
    Ja fiks keshtu eshte edhe ky.

    1. Ardian says:

      Per pasarela kemi Salien qe beri 5000 kioska dhe e beri Tiranen si Kandahari mbas bombardimit aleat

  2. cun Tirone says:

    Kjo nuk quhet “Paqe” , por “Blerje” e Shoqersie Civile.

  3. Ja ku jam! says:

    ELJAN TANINI NUK PERFAQESON GJITHE SHOQERINE CIVILE!
    A JENI NE DIJENI JU SE KA MBI 60 DITE QENDRESE DHE PROTESTE TE LIQENI QE ENDE VAZHDON?
    DHE DO TE MBYLLET SIMBOLIKISHT NE 1 QERSHOR?
    PERTEJ SAJ KEMI NGRITUR EDHE 1 PADI DHE JEMI NE PROCES GJYQESOR.
    KEMI PROTESTUAR PER 20 JAVE RRESHT PER NDERTIMET POSHTE DIGES DHE KEMI BI 60 DITE 24 ORE TE LIQENI.

    T’JU VIJE TURP QE MBESHTESNI POLITIKANE TE TILLE ME PROPAGANDEN E TYRE.
    NE VEND QE TE BENI DETYREN DHE TE INFORMONI PUBLIKUN SE KA QYTATRE QE ENDE PROTESTOJNE TE LIQENI.

  4. Illyrians says:

    Keta “ambientaliste”, perse nuk ankohen per shkaterrimet e pasurive natyrore te Shqiperise, si psh, Valbona, liqeni i Pogradecit, plazhi i Zvernecit ku eshte ndertuar rafineria e naftes, lumi Vjose, ku gyzelat gjyllyrdyma turq do ndertojne hidrocentral, etj etj. Por shkojne dhe merren me ca shkurre te parku.. Legena te paguar, jo ambientalista..

  5. Agron says:

    E kuptoi dhe shoqeria civile rrugen e duhur. Nuk mund te luftosh me dike qe po perpiqet per te rregulluar qytetin. Me vjen mire per Eljanin!

  6. Qytetaret per Parkun says:

    Tek Parku i Liqenit po vazhdon protesta… Shoqeria cilive nuk eshte 1 person. Ka shume te tjere qe po bejne 77 dite qe rezistojne diten dhe naten. Shkoni ti verifikoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje