Fakte tronditëse nga vrasja e Bledar Terpollarit në Greqi: Koka u dërgua në Shqipëri sepse kështu ishte urdhri

25 Maj 2016, 12:35Kronika TEMA

Të tjera fakte janë zbuluar nga policia greke në lidhje me vrasjen e të riut Bledar Terpollari.

28 vjeçari shqiptar i arrestuar si pjesëmarrës në krim ka deklaruar se ishte detyruar nën kërcënimin e armëve që t’u tregonte autorëve vendin ku ndodhej Terpollari dhe se kishte parë të gjithë skemën e krimit.

Pas vrasjes, 28 vjeçari ka deklaruar se koka e të ndjerit është transportuar në drejtim të Shqipërisë.

Kujtojmë se i riu është varrosur në vendlindje në Përmet, por koka e tij nuk është gjetur ende.

TV shtetëror grek ERT raporton se dëshmitari ka thënë se krimi ishte makabër, por ka mohuar që të ketë marrë pjesë.

Sipas tij, koka u transportua për në Shqipëri, sepse kështu kishte qenë urdhri i vrasësve për shkak të mbajtjes së një sasie parash nga i riu, të cilat ishin përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

I riu u gjet i vrarë rreth dy javë më parë në një kasolle ku punonte si bari pranë një pronari grek.

Pasi është vrarë me armë, i ishte prerë koka.

6 komente në “Fakte tronditëse nga vrasja e Bledar Terpollarit në Greqi: Koka u dërgua në Shqipëri sepse kështu ishte urdhri”

  1. @ says:

    Kafshet e egra duan shume………………shume kohe qe te zbuten.
    Kafazi eshte mjeti i vetem per ti izoluar dhe shpetuar ambjentin perreth.
    Fatkeqesia per ne, eshte qe celsat e kafazit i kane marre…………egersirat.

  2. Beni says:

    Mire mo mire, por faktet ku jane ketu?vetem pordhe te medjave greke qe jane edhe me keq se medjat e shqiperise.

    1. Andreas says:

      Ja prit se po te dergojne dosjen nga prokuroria me poste urgjente vetem per ty!

  3. Andreas says:

    çudi se shqiptaret nuk para bejne gjera te tilla!

    1. abc. says:

      Cudi si nuk pipetijne Kulishat Koqe-Zi te Spahiut !!!!!

      Greku e mbnte me pune e Buke te ndjerin dhe Arnautet e Aliut jo vetem e vrane por i morren dhe Koken per suvenir, tradita shekullore Islamike vazhdon.

    2. Pano says:

      Te q….. B….. E gruas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje