Kur At Gjergj Fishta dilte kundër Ahmet Zogut dhe kundërshtitë mes katolikëve dhe myslimanëve për divocin në vitet ‘30

25 Maj 2016, 10:08Kulturë TEMA

Kundërshtitë mes katolikëve dhe myslimanëve për divocin në vitet ‘30

Përmes një letre drejtuar Ahmet Zogut, kleri katolik në vitet ‘30 shprehet kundër divorcit. Ishte koha kur në Shqipëri po miratohej Kodi civil. Në grupin e klerikëve që nënshkruan këtë kërkesë drejtuar Ahmet Zogut është edhe At Gjergj Fishta.

Në letër jepen argumentet, me të cilat katolikët kërkojnë të mos ligjërohej divorci. Katolikët shprehin një pikëvështrim të ndryshëm me myslimanët për këtë çështje.

Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit jep detaje interesante rreth këtij debati.

Në dokument ndër të tjera theksohet:

“Ne të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e populli katolik, po marrim guximin me ju dalë para me ket shkresë, për me ju lypun sa më përvujtnisht, nji nder qe e kena fort për zemër. Në kodin e ri civil qe shpejt do të shpallet për rregullimin e shtetit shqiptar, kena pa se asht përba një ligje, në të cillën në do rasa, të caktueme epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së seicillit nënshtetas shqiptar,  o me fjalë të tjera epet leja me u ba DIVORZIO.

Shkelqësi! Na jeni fort të sigurt se përpiluesat e kësaj ligje, sikurse në ligje të tjera edhe në ktë, kanë pasë si qëllim, të mirën e përparimin e popullit shqiptar e jo të keqen e kujt.

Ndoshta për vllaznit tanë muhamedanë, ligja në fjalë e përmirëson gjendjen e familjes tuj i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës. Por për ne katolikët sikurse e dini shkelqësia e juej, puna nuk ecë kso doret.

Për ne kunora e martesës porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend… Për ne Krishti ka thanë: shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda…”/ 27.al

5 komente në “Kur At Gjergj Fishta dilte kundër Ahmet Zogut dhe kundërshtitë mes katolikëve dhe myslimanëve për divocin në vitet ‘30”

  1. Klimax says:

    Po te mendosh se vende perendimore me popullsi katolike si Italia, Spanja, Portuglia e Irlanda vetem ne vitet 1970 njohen me ligj divorcin dhe kur Vatikani akoma edhe sot nuk e lejon ate, atehere kjo leter eshte e llogjikshme per kohen. Mbrojtja e familjes ishte e rendesishme, mbi te gjitha ne nje vend te prapambetur si Shqiperia ku gruaja ishte (dhe ndoshte eshte akoma) nga “natyra” e diskriminuar si ne kulturen e familjes katolike ashtu dhe akoma me keq ne ate islame. Dhe jo me nje grua e divorcuar qe do te ishte ne shoqerine sa konservative aq edhe primitive shqiptare, simbol i se “keqes” me damken e “fajtores” ne fytyre.

  2. tfgs1 says:

    mire e keni cituar Zotin ju aderfia katolike,per ju familja eshte e shtrenjte por korraket e Mohamedit si te pa bese e te pafytyre qe ishin, si do te merrnin nga 7 gra nese nuk divorcoheshin………………….!!!!!!!!!?? per ata gruaja ishte nje cope rrecke………..

  3. Toni KS says:

    Gjuhe e bukur dhe komunikim shume civil ne kete leter edhepse ne kohen sotshme te shtetit laik duket si kerkese e paarsyeshme.

  4. Dibrani says:

    Nga cfar lexova,…Koqe kanari paska pas qen i ndjeri Fishta

    1. Anton says:

      Mos e ngaterro fishten me shukriun o pallosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje