Një foshnje e cila mundi t’i mbijetonte përplasjes së gomones me një anije në brigjet Italiane, është kthyer tashmë në portretin e ri të dramës së refugjatëve që ky vend po kalon.
Foshnja vetëm nëntë muajshe doli e vetme në ishullin e Lampedusas pasi i ati dhe nëna shtatzënë vdiqën gjatë udhëtimit me gomone.