Ai ishte një erudit,një poliglot (në moshën 20 vjeçare fliste 22 gjuhë ) dhe një mendje epërane e kohës së vet.Një sivëlla i kultit të Intelektit që së bashku me emra rrezatues si Erazmi i Rotherdamit, Thomas Moore,Johan Reuchlin,Nicolla i Kuzës ,Marsilio Ficino etj i dhanë zë Rilindjes Evropiane.
Një emër për të cilin jam plotësisht i sigurt se 95% e shqiptarve të cilëve po ju drejtohem nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë më parë .Quhet Pico della Mirandola dhe është nga ata humanistë që Diogjeni i lashtë i kërkonte me kandil në mes të ditës për t’ju dhënë emrin e plotmerituar “Njerëz”.
Jo vetëm mirëedukimi i tij(i shkolluar në 4 universitete)dhe kujtesa e mrekullueshme që dispononte(aq sa sot kur vërejnë një person me kujtesë të fortë ,ka mbetur si shpreheje në Itali ti thonë :”Kush kujton se je,Pico della Mirandola?”) por ajo që e identifikon dhe ia përjetëson emrin këtij intelektuali pansofik është Njeriu dhe dashuria për Lirinë .
Vepra e tij “De dignitate Hominem” (“Për Dinjitetin e Njeriut”) është një nga veprat themelore të antropologjisë rilindase dhe një konceptim esencial i njeriut modern evropian.Aq sa nëse Ficino e vuri njeriun në qëndër të botës (“copula mundi”) përmes doktrinës së vet, Mirandola përmes vullnetit për të zgjedhur, i dha mundësi për tu ngritur në shkallën e Qenies dhe e pajisi me Dinjitet.(një koncept ky fondamental dhe i inkorporuar në pjesën më të madhe të Kartave të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe në preambulat e kushtetutave më demokratike perëndimore.)Për të ,njeriu përmes “vullnetit për tu bërë ” është krijues i vetvetes dhe farkëtues i Fatit dhe të ardhmes së tij.”Njeriu,kjo mrekulli madhështore!”-shprehej plot tone mahnitëse Ai.
Intelektuali i vërtetë , ka një marrdhënie të ngushtë dhe simbiotike me Lirinë .Ai e urren kapsulimin nëpër dogma të caktuara fetare apo politike dhe të konservohet ideologjikisht duke vetmohuar Lirinë .Sepse nëse ai vetprivohet nga kjo gjë e shenjtë duke u konformuar, ai pushon së qëni më një qënie autentike duke pësuar metamorfozën e shpejtë e të tmerrshme të Uniformizimit.
Si një mendimtar i lirë dhe një intelektual me respekt të thellë për Njeriun dhe Lirinë Pico della Mirandola përmes kurajos për të qënë dhe guximit të tij intelektual kreu një akt të cilin ngurrojnë ta bëjnë madje dhe sot në postmodernitet qytetarët dhe intelektualët me karton akademik ndaj pushtetit dominues:ngriti krye intelektualisht kundër pushtetit temporal Papal.
Përmes 900 tezash teologjike dhe filosofike për diskutim publik ai i hodhi dorashkën e sfidës një pushteti i cili për nga pesha dhe rëndësia vazhdonte të kurorëzonte ende mbretër dhe që të shtypte me majën e gishtit të vogël. Për ata që nuk e kuptojnë këtë akt, ”ky zjarr prej të marri” ishte një guxim Prometean!-Jetojmë në erën e Demokracisë dhe njeriu prej Frikës fshihet ende pas vetes,lejon ti nëpërkëmbin dinjitetin dhe nuk ngrihet kur e skllavërojnë Demonët egërshanë të Pushteteve.Imagjinojeni veten në kohën e Mirandolës?!
-Mendimtari në fjalë jo vetëm që e sfidoi “Fortesën e Shën Pjetrit” por e vazhdoi insistimin e tij qytetar,demokratik dhe intelektual duke qëndruar për një vit në Romë ,në pritje të një përgjigjeje të sfidës nga ana e Vatikanit.Ky diskutim publik nuk u mbajt kurrë por Ati i Shenjtë mori masa duke e ndaluar për qarkullim libërthin e tij “De omni re scibili”.Por Shpirtrat e Mëdhenj e gjunjëzojnë Frikën! Mirandola nuk u dorëzua por u kundërpërgjigj intelektualisht duke shkruar “Apologia”, një vepër e cila u cilësua si “heretike” prej një komisioni papal dhe u dënua nga Bulla Papale (4/8).Të tjerat janë pak të rëndësishme për tu cilësuar.
Mirandola qe një antikonformist i lindur.Reagimet e tij ishin të një natyre substanciale.Ai ironizonte,kritikonte dhe kundërargumentonte vetëm për gjëra themelore. I tillë është psh ironizimi dhe aludimi që bënte ndaj Krishtërimit kur shkoi dhe i ndezi qiri gravurës së Platonit në Kishë .Me këtë akt donte të tregonte që “Krishtërimi nuk është gjë tjetër veçse Platonizimi i Popullit”. Diçka për të cilën ky religjion duhet ti ishte mirënjohës Platonit për shumë nga konceptet e tij pararendëse.
Ose kur tek vepra “Disputationes adversus Astrologiam” bënte dallimin mes “shkencës fisnike”(astronomisë ) dhe “artit të sharlatanëve”(astrologjisë ) diçka “popullore” në kohën e tij por një fenomen negativ e me rrënjë graminore edhe në kohën tonë .Fallxhorët e djeshëm që gënjenin Mbretërit dhe Masat janë po e njëjta rracë që gënjen Politikanët e Vulgun edhe në ditët tona.Madje si në Perëndim ashtu edhe në vëndin tonë ka sot politikanë të cilët s’bëjnë as edhe një hap nga shtëpia pa u konsultuar me parë me fallxhorët e tyre personalë .
Pico della Mirandola ishte një mendimtar me frymëzim heroik.Ai nuk qe vetëm një kërkues i dijes dhe të vërtetës në kuptimin teorik por edhe kuptimin praktik të saj.Prej këtij xhevahiri intelektual të Akademisë Neoplatonike të Firenzes dhe akteve të tij të guximshme duhet të ushtrohemi vazhdimisht sesi të vrasim Frikën dhe të kemi kurajon civile dhe guximin e duhur intelektual për të reaguar,kritikuar dhe sfiduar konstruktivisht diktatin dhe të metat e Pushteteve.
Me shëmbullin e tij ai na tregoi që intelektuali nuk është vetëm përgjegjës i fatit të vet por edhe i shoqërisë në të cilën bën pjesë dhe se përmes lirisë së mendimit njeriu afirmon integritetin dhe dinjitetin e vet.Tek ai kundruam një qytetar dhe një qënie politike në veprim i cili i doli përpara një pushteti të mishëruar dhe i tha: ”Ndal!Ti nuk mund ta nëpërkëmbësh Dinjitetin,të ma këmbesh Lirinë dhe ta ofendosh Inteligjencën time!” Në këtë kuptim,akti i tij për tu ngritur,për të mos u konformuar dhe për tu mosbindur qytetarisht meriton të ketë “ithtarë ” edhe në mesin e intelektualëve shqiptarë .-Sepse mbi të gjitha,ky vend ka nevojë për intelektualë “të lirë” nga epruvetat e Pushteteve!
*Pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale
Sinqerishte cuditem me naivitetin e atyre qe vendosin nji teme te tille ktu ,
ne kte media shkerdhate e idiotesh .
Kjo medie eshte vetem me u shkarku ,kur i ke larg wc-n
e jo me diskutu tematika te ksaj natyre .
Ktu ne kte medie ka vend per lajme mbi politiken, mbi dhunen,kurverine ,per shkerdhatat islamike te se kaluares ,
per komunizmin ,per pordhet ne shallvaret e zagarve te beut ne kohen e turkut ,
per shpellaret ,qe rrijne pas medias te shfryjne frustrimin prej njeriu primitiv ,
pra per asgje qe ka te bej me Kulturen e ksaj Bote qe jetojme sot ,
por Kulturen muzllumane ,e tipit afganistan .
Nuk e shifni asnjiher surratin e dhim prej islamuti ne ate dreq pasqyr allaturka ! Sa keq.
shkrime pa pike kulture dhe realizmi —jo vetem por marin guzimin te shprehin mendime manipuluese dhe shume te rrezikshme, ndersa per gazetarin injorant i themi te shkruaj ne shqip dhe jo turqisht —-c’do te thote hevahir—-eshte me bukur dhe dinjitoze te shprehesh ne gjuhen e shqipes –kristiane ,–e cmuar