Trump flet për Martin Shkrelin: Ai është zero, një turp për veten e tij!

29 Maj 2016, 17:06Bota TEMA

Pronari i një firme farmaceutike, amerikani me origjinë shqiptare Martin Shkreli, i cili u bë “njeriu më i urryer në Amerikë”, kur ai qindra fishoi çmimin e antibiotikut kundër AIDS, Darpim nga $ 13.50 për të $ 750 për pilulë brenda një natë, njoftoi se në zgjedhjet presidenciale do të mbështesë kandidatin republikan Donald Trump.

“Unë jam kontaktuar nga stafi Trump. Unë e mbështes atë përballë Hillarit”.

Mbetet ende e paqartë nëse Shkreli, do e mbështes me zell Trumpin apo kjo është një shaka.

Shkreli u akuzua në dhjetor për akuzat e mashtrimit të letrave me vlerë që rrjedhin nga koha e tij si CEO i Retrophin në vitin 2014.

Në maj, prokurorët njoftuan se zoti Shkreli mund të përballet me akuza të tjera penale.

Stafi i Donald Trump nuk u përgjigj menjëherë pas kërkesës për një koment në lidhje me deklaratat e  Shkrelit. Megjithatë, zoti Trump nuk ka pasur një opinion pozitiv në lidhje me Shkrelin.

I pyetur nga gazetarët në shtator, ai u përgjigj.

“Ai duket si një shejtan plang prishur, për mua” tha kandidati republikan në Karolinën e Jugut gjatë konferencës për shtyp. “Ju doni të dini të vërtetën? Ai duket si një shejtan. Ky djalë nuk është asgjë. Ai është zero. Ai s’është asgjë. Ai duhet të jetë turp për veten e tij”.

5 komente në “Trump flet për Martin Shkrelin: Ai është zero, një turp për veten e tij!”

  1. freee11111 says:

    Cmimi i super fishua qe te perballonto koston e prodhimit ne mase, pasi si cdo farmaceutike duhet nje fond i madh per ta nxjerr nje ilac ne shitje dhe ketij te mjerit i kerkuan pronesine e formules me kusht prodhimin dhe shteti nuk e financoi produktin per popullaten. Ne kto kushte cmimi u ngrit ne qiell per te perballuar investimin qe e preste.
    Sot ky ilac nuk gjendet ne treg per shkak te mafias farmaceutike dhe aty bejne pjse edhe kta Trum’s si ky gjeli qe do te behet president.

  2. usa says:

    … Paska thene ne shtator….. !!!!!! ..E cfa .. ??? …
    … I thone gati nje vit me pare. , Ku dihet .
    Trump , ka thene dhe gjera akoma me te rendesishme dhe pastaj e ka modifikuar si fjalen dhe qendrimin

  3. pff says:

    Po sigurisht qe Trumpi sdo ta mbeshtese. Fundi fundit Shkreli s’eshte gje tjeter vec nje emigrant per te cilet Trump-i po e tregon qarte qendrimin e tij. Mesim ky edhe per brekdhjeret e tjere shqiptaro-amerikane qe mbeshtesin Trumpin, pa ditur asgje rreth programit te tij!

  4. Vasil Gjika says:

    Mafia e ilaceve ne Amerike eshte nje e keqe shume e madhe per shtetasit Amerikan.
    Ilace qe kushtojne 1 dollar ne vende te ndryshme i shesin qindra dollare ne Amerike. Madje kane nxjerre dhe ligj qe nuk ke te drejte te blesh ilacet e tua me lire nga vende te tjera.
    Nje ilac per infektimin e syrit e kam blere 3 dollar ne Pakin, kurse ne New York me kushton 160 dollare…
    Ky ilac qe donte te shiste ky qindra dollare kushton 2 dollar ketu.

  5. A says:

    MARTIN SHKRELI, nje mashtrues ordiner, ku perfaqeson nje grusht te vogel shqiptaresh qe “vdesin” per pisllik se ne kete menyre quhen nga disa te tjere “sa i shkathet”, “sa i zgjuar” qe eshte. Se me pisllik, kontrabanda, korrupsion, shperdorime kane deshire te bejne para ne menyre te rrufejshme.
    Por, kemi edhe nje ordiner tjeter partiak, politikan, qeveritar si EDVIN (Edi) KRISTAQ ANETA RAMA qe nuk ben tjeter vetem nga pislliku shkon ne zhul. I cili flet kodra pas bregut dhe i flet goja, gjuha para mendjes duke kritikuar dhe dhene mend deri amerikaneve per zgjedhjen e DONAL TRUPH. I cili, DONAL TRUMPH, mbasi mori vesht kritikat e EDI RAMES ndaj tij, tha: “Sa te vije ne pushtet dhe President i SHBA-se kete fare vemje xhirizesh EDI RAMEN do ta shtyp si insekt”.
    Taksirati i jone kemi 25-vjet qe durojme perversa te tille politikan dhe qeverisesh si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Te cilet e sollen situaten ne menyre te ketille sot jemi vendi, shteti dhe populli me i varfer ne Ballkan dhe ne Evrope. Politika qeveriseshe e ketyre viteve, e ketij cerek shekulli nga partite PD + LSI +PS plotesisht e deshtuar nga drejtimi i ketyre gangsterave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje