Artur Zheji nuk iu përgjigjet akuzave se shpifi për videon erotike të ministrit, shkruan se Shqipëria është kthyer në “Republikë hashashi”

4 Qershor 2016, 17:18Blog TEMA

Artur Zheji ngriti një stuhi të vërtetë, pasi deklaroi se kishte parë foto nga dy video të supozuara erotike, të dy ministrave.

Ai tha se fotot ia kishte treguar Mentor Kikia.

Por, ky i fundit e akuzoi Zhejin si shpifës dhe gënjeshtar, dhe tha se do ta padisë, pasi nuk i ka dërguar asnjë foto.

Kur pritej një shpjegim nga Zheji, ky i fundit ka heshtur, duke i bërë kështu të besueshme akuzat se ai shpifi publikisht.

Sot ai nuk flet për videon, por për hashashin.

Ja çfarë shkruan Zheji tek faqja e vet 360gradë.al:

Nga Artur Zheji

Cfarë po ndodh në Shqipëri, tani që po afrohet koha e korrjeve, të Barit Magjik dhe cudibërës, thënë ndryshe cannabis sativa?

Mediat italiane apo greke, dhe jo vetëm ato, në disa raunde po shkruajnë për një trafik, intensiv që vjen nga vendi ynë, me të gjitha mjetet e mundshme. Njoftimet e brendshme, të censuruara në mediat tona, flasin për një epidemi mbjelljesh të kanabisit, në të gjithë territorin e Atdheut tonë të varfër.

Shqiptarët janë të pushtuar nga ethet e Arit të Blertë! Nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim!

Por a kanë faj shqiptarët për këtë?

Marrin borxh fshatarët e varfër 2-3000 euro për të blerë farën e “bekuar” thuhet…. Pastaj, gjithmonë thuhet, se paguajnë edhe 2-3000 euro policin apo policinë e zonës, që të mbyllë pak sytë andej nga bahcet e veta, rrëfejnë. Pastaj i përvishen punës mëngjes, drekë, darkë, që Bima të mbijë e të hedhë shtat. Por duhen dhe nja 2000 euro të tjera, për tu armatosur, sepse e dinë, që kanë mbjellë ca “bimë të arta” në tokën e tyre, të vaditur me gjak e djersë, dhe ku mjeranët që na mbajnë me bukë dhe taksa, presin orë pas ore, të rritet e të hedhë shtat, Fati i Jetës së tyre.

Bima Magjike e Kanabisit!

Dhe e ruajnë me syrin pishë, duke rrezikuar jetën e tyre, thuhet. Sepse ujqit dhe cakejtë, presin sa ajo, “Bima Magjike”, “Bima Shpresë pra!”, të rritet e të korret dhe ata, Ujqit dhe Cakejtë, të organizuar në Banda, mund të hyjnë me maska dhe armë, me ndonjë kallauz nga segmentet e korruptuara të policisë lokale dhe t’ua grabisin “Shpresën”, që e rrisin si fëmijën e vetëm.

Sepse nëse e humbin atë korrje, zhyten në borxhe të frikshme, të cilat zgjidhen vetëm me një arrati, nga sytë këmbët dhe pa kthyer më kokën pas nga Shqipëria. Si mjaft të tjerë, dhjetëra e mijëra, këto kohë të zymta zhgënjimesh.

Interesante dhe “pozitive”, thuhet, që për “fat të mirë”, mbjellësit e shumtë të “Bimës Magjike”, nuk janë vetëm frymorë të Popullit të Majtë, por edhe frymorë të Popullit të Djathtë, apo dhe të Popullit miks.

Sepse punë nuk ka, apo si thotë kryeministri diku, “punë ka”, por shqiptarët duan të zgjedhin punërat e tyre (?!) dhe vegimi se do të hapen 300.000 vende të reja pune, me sa duket, është zvenitur përfundimisht.

Dhe kësaj situate, nuk mund ti japë zgjidhje të ashpër Policia. Sepse Cunat me uniformë, nuk mund ti shkulin dot zemrën e shpresës, gjysmës së popullit rural, nga Vermoshi në Konispol, si edhe thuhet. Aq më tepër që këtë vit kemi qenë mirë me shira. Se kjo Bima Magjike lyp edhe shumë ujë derëzeza. Këtë vit të bekuar, Perëndia na dërgoi nga qielli, ujë me bollëk të paparë.

Dhe Bukuroshja, ka hedhur shtat dhe është harlisur për shtatë palë qejfe, sa është mëkat të mendosh se do ta shkulin.

Dhe jam gati të shkruaj që ta lënë këtë bereqet, për popullin fukara! Dhe të denoncojmë nëse kemi by., “grosistët” grabitqarë, sepse ata janë e Keqja e kësaj dukurije dhe jo popull qyqari! Që na mban të gjithëve mbi kurriz të vet. Në atë kurriz të thyer dhe të palosur më dysh.

Dhe noshta është më mirë, që ne, ta mbyllim gojën që të gjithë, tash e tutje që të marrë ndonjë dyshkë mbrapsht populli ynë i këputur e mjeran!

Se duhet paguar nga populli, elektriku dhe uji i cezmës, duhet paguar taksa e Rtsh-së, duhet paguar shkolla e fëmijëve, duhen hequr ca borxhe te listat e vajit, sheqerit dhe kripës, duhen blerë ca këpucë të reja për kalamaqërit, epo dhe ndonjë celular të dorës së tretë, apo nga ato të vjedhurat, që të marrë vesh dhe populli i fushave, kodrave dhe maleve, se cfarë bëhet nëpër qytetet me shumë drita.

Ta pranojmë pra, pa hipokrizi, se ne jemi një “Cannabis Republic” dhe se cfarë kemi në nëntokë, na e vjedhin dhe na e shqepin, vendas e të huaj, duke fshehur të ardhurat dhe duke shmangur taksat, duke u mjaftuar me ca zarfe të rëndë, që dërgojnë sistematikisht në vendin e duhur.

Dhe duke varrosur pa zhurmë e bujë, viktimat e shumta të punës në Shqipëri, ndër kompani dhe ndër sipërmarrje, të bardha, të zeza apo gri, dhe që nuk përbëjnë lajm asnjëherë, në mediat tona kaq të lidhura me biznesin dhe qeveritarët.

Investime të mëdha po nuk kemi, apo nuk dimë të tërheqim dhe me fjalimet e bukura apo intervistat mallëngjyese të Ramës, popull ziu, nuk ushqehet dot, as për një vakt të vetëm, pamvarsisht se cfarë mendojnë adhuruesit e kryeministrit, apo nënkontraktorët e tij mediatikë.

Sepse është më mirë të kemi ca të korra popullore të Bimës Magjike, se sa, të mbetet kjo “pasuri”, si një ekskluzivitet i ca të përkëdhelurve të pushtetit, me maska, me makina të blinduara, me magazina gjigande pranë rrugëve kombëtare, ku të gjithë pëshpërisin se dinë se cfarë malli kanë brenda, kush e ka dhe kush e ruan dhe se, kush kerkojnë pjesë të rëndësishme të të ardhurave, duke krijuar kështu një Super Pushtet, të Krimit dhe Antishtetit, që flirton me Shtetin dhe na tremb të gjithëve.

10 komente në “Artur Zheji nuk iu përgjigjet akuzave se shpifi për videon erotike të ministrit, shkruan se Shqipëria është kthyer në “Republikë hashashi””

  1. Pikolalo says:

    I kanë mbaruar ChIPS-at, Zheji-t!

  2. Shushica says:

    Ku ishe deri dje ti o sahanlëpirës i Berishës……..

  3. Mbaroj me politikanet ky ,tani filloj e hashashin !
    Nuk arrij te kuptoj se per ke e mban vehten ky njeri dhe i jep te drejten vehtes ta quaje Shqiperine
    Republike Hashashi ! – Kto lloj shprehje qe i shijojn te huajve dhe antishqiptareve -jane pjes e Repertorit te Ansablit Shpella ,
    te kryeshpellarit . Mesiguri qe xheji ,eshte duke i zgjat llapen e tij shpellarit ,ktij bythhisteriku qe e ka bo bythen e tij per shume anan-ista ne ate vend si Meka e Llapelepisrave .
    Qe te sulmosh vendin tend ,edhe nqs do ishte e vertete ajo se do ishte e tille , do te thote troc te jesh nji shkerdhat nji llpaqen mediatik ,qe e fut ate llape ne cdo vrym e thellesi !
    E them kte ,sepse ky i pafytyre,
    llapisti bythash politike ,
    nuk ka as Moralin ,por as edhe njerzillikun ,te flase kunder atyre ,qe mbijetojne me punen e tyre te ndereshme duke kultivuar ashash , pa i shkaktuar asgje tipave si zheji APO ndonji shkerdhat i ngjashem nga llapa me kte ,qe duke bere propaganden e mbeshtetjen e poltikes ne gjthe kto 25-vjet ,kane mare me qaf jetet e shume shqiptareve dhe kann cuar Shqiperine ,ne nji rruge pakthim drejt gremines.
    A e di ky shkerdhate dhe gjithe shkerdhatat e asaj bote poiltike se bota ka bere nga pislliqet me te medh edhe ben me shitje armes ne mase me menyra mafioze ,ose ne bankat e x shteti depozitojn mijlonat e tyre mafia e gjithe botes dhe kta kta perfitojne miljarda nga kjo tregeti kriminale ,nderkoh qe shqiptarit i kane mbyllur gjithe portat tokesore-ajrore-detare duke poshteruar e larguar me force dhe sekur mos ti mjfatonte kjo , duke u tallur e na quajtur te varferit e europes e ballkanit , te prapambetur ,kerkojn edhe ne vendin tone Shqiperi te na ndalojne te jetojme ,pa ndihmen e tyre ,por i imponohen pushteteve qeverrive te korruptuara antishqiptare ,qe ti trajtojn si kriminel shqiptaret qe Duan te jetojn dhe perse po mbjellin nji bime mjekesore ,kur vet ata ne shume shtet te tyre e kultivojne ne menyre LE-GA-LE !
    Ne nji kohe qe kta europiane e aleate ne kto 25-vjet kane nderhyr ne gjithcka shoqeri-ekonomi-politike- e gjithcka ka te bej me jeten e shqiptarit duke i dhene nji drejtim destruktive duke e shkaterruar ne ate far feje ,qe ktij populli ,nqs do ta linin te lire ,do ti duhej 100vjet per ta sjell pak ne centro ate cekujlibrim qe i beri bota e huaj gjithckaje shqiptare .
    Nji shtet si Shqiperia ne kto kushte kercenuse qe ndodhet sot Bota ,Kriz Financiare qe s’do ket fund -por qe do ta vendosi nji Lufte Boterore ,duhet te kishte sot nji stradegji per te rregulluar sadopak financat e tij ,jeten e popullit ,dhe mendonte per situata rastesh lufte ,qe ne na gjejn ne cdo epoke bythe zbuluar . Nqs nuk jane te zote kta politikane ti kundershtojn direkt ,le te mesojn te bejne Diplomatin ne interes te popullit te vet ,te mashtrojne e lejojne gjithcka eshte ne interes te mbijetes dhe pasurimit te shqiptarit e nepermejt tij Shqiperise . U zgjata shume por dua te them ne fund se te gjithe ata qe kerkojne varferimin e popullit shqiptare ,jane thjeshte armiqte e tij . Ky shtet duhet te kuptoje e mesoje sepse eshte shtet i shqiptareve dhe duhet qe gjithcka ti sherbeje atij ,e jo te shkerdhehet me te huajt qe Duan zhdukjen e shqiptareve .
    Liberalizoni gjithcka i vjen ne ndihme ekonomise shqiptarit dhe shqiperise kur nuk jeni te afte te krijoni vende pune dhe mashtroheni nga dogmat e krimineleve rracistave me te ndyre te njerezimit .

  4. bobi says:

    Artur zhija duhet te jete i shikut se i dika fikse si fuksionon mbjelia ruajtja dhe korrja e canabasit. Te gjithe paguajne policine nga 2000 deri ne 6000 varet sa rrenje ka Secili. Policia te garanton vetem nga ata te rretheve dhe te lajmeron ne raste se do vijne nga tirana pwr kete marin leket Rama pederasti ta bejne nje sy qorre se populli eshte fukara dhe eshte ne prag falimenti, pune nuk ka evropa kurva me ne krye gjermanin per pune nuk na lejon ca te bejne populli eshte e vetmja rruge. Korrje te mbare te keni te gjithe.

  5. sit... back..and relaks →→→ says:

    Zheji, majaft mer burre se le nom. je bo si ato plakat e sokakut po ti je me keq se ato te pakten rrinin neper sokaqe po ti rri neper somutqe.

  6. england says:

    Ne lokalin e xhungles po festonin te gjithe,por ne kete party merrnin pjese edhe kafshet e buta dhe te egra te pyllit gjithashtu!
    Pas oresh pije dhe defrimi lepuri e kalon kufirin duke filluar te shaje kedo qe i dilte perpara,pavaresisht keshillave qe ariu i jepte gjithe kohes mos te bente dicka te tille se po e tepronte, lepuri vazhdonte te shante i ulur siper banakut te lokalit,dhe nje nga sharjet ishte ajo qe po i bente edhe luanit,duke vazhduar ta shante luanin nga robt,befas u hap dera dhe u shfaq luani,ky i fundit shkoi tek banaku ku qendronte lepuri dhe filloi ta shihte ne sy,sikur donte ti thoshte se he vazhdo cfare ke per te share me,lepuri papritmas behet esell dhe i drejtohet luanit,mos na e ve re o zoti luan se pime nga dy-tre gota dhe nuk dime dhe c’themi pastaj…
    Lepuri mori guximin ti thote luanit ato qe ndjeu,mos prisni qe ky mashtruesi anal-ist Zheji te bej te njejten gje pasi nuk ka bole,as sa ato te lepurit nuk i ka,ky pervec se shkon tape neper emisione,harron se cfare thote atje prandaj nuk mban pergjegjesi per c’thote,por ne kete profesion anal-isti jane dhe shume te tjere qe e kane bere gjithe jeten kete qe ben ky Zheji,dhe vazhdojne ta bejne ne vazhdimesi.

    1. Arturi says:

      Hahaha … mire e ke thene, anal-isti Zhelja nuk ka as kellqet e … nje lepuri! ?

  7. Ta rrasi says:

    Nje hale e LSI si halete e Bin Rishes. Ptu fytyre mut.

  8. Ben Dibrani says:

    “360 grade canabis sativas zhejis” je o Turi, i marre fund komplet. Cdo qelize e trurit dhe trupit tend eshte e degjeneruar sic eshte e degjeneruar kauza (obobobo “kauza”) e mashtrimeve te tua. Ne fakt nuk ka gje me te rrezikeshme per kete vend dhe popull se sa vemje te ndyra shpifese se sa ti. Sqaro nje here mashtrimet e mepareshme pastaj mashtro prape, jo per ndonje gje por qe te pakten te marrim si humorist, se keshtu si po vazhdon je vetem i neveritshem

  9. Goni says:

    Ja analisti ARTUR ZHEI kushedi SA Pare ka lon ne bixhos ky legen, dhe del ne televizor edhe na bon te moralshmin kta funderina,nuk Jan gjo tjeter vecse nji pjell e keqe byth lepirsish qi skan moral AS karakter.Si ka mundesi qi nji PAL fytyrash si ky and bushati,CIM peka katunari Kommunist qi tashti osht bo Demokrat,si Art an Hoxha nji spiun i nyt qi desh na e boni sala president,ATE pjell te nyt komuniste me gjith Familien e vet me te omen nji shefe e nyt kuadri, ehe habitem si mündet me i nigju poplliketa Hale,osht per te ardh keq per ket popull,qe edhe pse i vujt drei ne palc i bon Loge ehe i thon i bukur shkrimi i goditur.Arturit duhet me ja kujtu qe her Täter kur te dali nga kazinoja MOS ta nezi cigaren NBA filtri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje