Fatos Nano, do të jetë prezent në 25 vjetorin e themelimit të PS?!

4 Qershor 2016, 20:54Politika TEMA

Është viti jubilar për partinë kryesore në qeverisje, pasi Partia Socialiste këtë vit mbush plot 25 vite nga themelimi i saj si parti. Ndërkohë që vijojnë përgatitjet për këtë ngjarje të madhe për PS, ende mbetet mister nëse do të marrë pjesë ose jo lideri historik Fatos Nano, njeriu që për 15 vite e drejtoi atë parti dhe në momentet më të vështira. Ndërkohë që kreu i PS njëherësh dhe kryeministër, Edi Rama e ka përshëndetur nga kongresi i fundit Fatos Nanon dhe rolin e tij në PS, një ftesë kjo jo vetëm për të qënë prezent në festimet e 25 vjetorit të PS që ai drejtoi, por dhe për të qënë kontributor.

Ndërkohë festimet kanë nisur këtë fundjave në çdo bashki, ku në fund ceremonia e madhe do të mbahet në Tiranë më 12 qershor, ditën e themelimit të PS 25 vite më parë. Socialistët janë përballë sfidave të qeverisjes, dhe në përpjekje që sëbashku me aleatët të hyrjnë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm për të drejtuar dhe një mandat tjetër qeverisës vendin. Ndërsa kreu socialist Edi Rama ka kërkuar me insistim që PS brenda këtij viti të shtojë anëtarësimet për të kapur shifrën e 150 mijë anëtarëve.

Që sot deputetët e PS kanë bërë me dije se 25 vjetori i themelimit të partisë është festuar në Elbasan. Të pranishëm ishin deputeti socialist Taulant Balla dhe ish-nënkryetari i kësaj force politike Servet Pëllumbi, i cili vlerësoi rolin transformues të PS-së. Ndërsa Balla tha se PS është një force modern e të majtës europiane. “Së bashku kemi përpara sfida të karakterit demokratik. PS është një force modern e të majtës së re europiane. Qëllimi është thellimi i transparencës me publikun në çdo vendimmarrje dhe zgjerimin e rrugëve të komunikimit të partisë me qytetarët”, tha Balla përpara socialistëve.

7 komente në “Fatos Nano, do të jetë prezent në 25 vjetorin e themelimit të PS?!”

  1. adi says:

    rilindasit mundohen te tregojne se jane socialiste???????
    se ja dhe fatos nano do shkoje ti japi doren rilindasit edi rama????
    pardje nano talli prape trapin me edi ramen
    neser do shkoje ti japi doren???
    ndersa kur nano mos te shkoje do filloje propoganda bajate rilindase me nivelin e fari balliut

  2. Tana says:

    Rama eshte tmerruar nga Blushi dhe ka ftuar Nanon nga frika. 10 vjet Rama e poshteroi Nanon tani e fton.

  3. EdscobarRamaMETAKUNDERreformes says:

    Nje m–t jane te gjithe…..te gjithe. Kaci, do jete “prezent”?

    1. Kujtim says:

      Fatos Nano ka merit per ate qe beri ne kohe te veshtire te diktatures Beridhjane po ay nuk eshte si Berisha qe te bej perdit remuje ne oarlament dhe kudo ka tjeter kulture dhe duhet te mare pjese ne festimet e PS

    2. Kujtim says:

      Fatos Nano ka merit per ate qe beri ne kohe te veshtire te diktatures Beridhjane po ay nuk eshte si Berisha qe te bej perdit remuje ne oarlament dhe kudo ka tjeter kulture dhe duhet te mare pjese ne festimet e PS………

  4. Sul Pumi says:

    Qe te vije Nano Ne jubileun tuaj ,ju lutem bejeni ne fillim te javes , se nga e premtja e deri te djelen , eshte i angazhuar ne KAZINO . Pra keto tre dite fund jave , tavolina eshte e rezveruar per liderin historik tuain Tosin N , Bile pa e ekzagjiruar, luan aq shume , sa shpesh here e ze gjumi ne kazino gjate lojes . Per cfare e doni , per fatin e mire tuain iku dhe Z Blushi . Ju keni per kete jubile , deputetet Palla dhe konen e vogel Bracen qe jane me te talentuari si opozite dhe jo te talentuar ne maxhorance. Boll jane. Gazuar e per shumvjet 25 vjetorin tuaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje