Po të lexoje me vëmendje sot tre lajme që në pamje të parë trajtonin të njëjtën temë, mund të kuptoje lehtësisht se ato ishin diametralisht të kundërta. Fjala është për bisedat që zv/sekretarja amerikane e shtetit, Nuland kishte pasur me kryatarin aktual të PD-së dhe me liderin historik të kësaj partie.
Në titujt që u furnizuan në shtypin shqiptar nga Partia Demokratike njoftohej për bashkëbisedimin, thuhej se sa e rëndësishme ishte kjo reformë për vendin, tregohej se çfarë i kishin thënë Berisha dhe Basha përfaqësueses së Departamentit të shtetit për moskapjen e sistemit të drejtësisë.
Ndërsa një burim tejet më i pavarur si agjensia Assocoiadet Press e vinte theksin tek presioni që po ushtrohet mbi opozitën për të votuar reformën në drejtësi.
Natyrisht që lajmi i “AP” është shumë më pranë të vërtetës dhe tregon qartazi se për ndërkombëtarët, pengesa e fundit ndaj një nisme ekskluzivisht të tyre, mbetet PD-ja.
Pikërisht për këtë Viktoria Nuland i telefonoi Bashës dhe Berishës. Pikërisht për këtë Lu dhe Vlahutin organizuan mbledhjet me grupet parlamentare të tre partive. Pikërisht për këtë ata po shprehin shqetësim për zërat në shtim mes deputetëve të opozitës që po deklarojnë votën kundër këtij projekti.
Nuk ka dyshim që SHBA dhe BE e duan këtë reformë dhe ata po e tregojnë këtë brutalisht, me arrogancë dhe harbutëri.
Ata janë të bindur se sado imperfekte të jetë, ajo do ti hapë rrugë fundit të pandëshkueshmërisë së politikanëve të lartë.
Deri këtu historia dihet. Atë e kanë kuptuar të gjithë.
Por pas kësaj pyetja shtrohet: Pse PD nuk e do këtë reformë dhe pse ajo është aq e vendosur në kundërshtimin e saj, sa mund të rrezikojë edhe marëdhëniet me ndërkombëtarët?
Në pamje të parë opozita duhet të ishte e interesuar për të.
E bindur se është përballë një qeverisjeje kleptokratësh ajo duhet ta kërkonte me këmbëngulje aleancën me BE dhe ShBA për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.
E bindur se Rama dhe të tijët nuk kanë më asnjë pikë frike nga gjykatat dhe prokuroria aktuale, ajo duhej të lëvizte çdo gur për tronditjen e sistemit.
E bindur se pas pak muajsh kjo shumicë mund të marrë me vota edhe presidentin e republikës, gjë që do e zhyste edhe më keq kapjen e gjykatave dhe prokurorisë, ajo duhet të nxitonte.
Por, opozita, pavarësisht nga këto arsye është vënë kundër ndërkombëtarëve.
Dhe për këtë ka vetëm një shpjegim.
PD pranon më mirë një drejtësi të kapur nga Rama, sesa futjen në lojë të një faktori të tretë, që në këtë rast janë ShBA dhe BE.
Pavarësisht nga anatemimi që i bën socialistëve si të kriminalizuar, kusarizuar, të zhvleftësuar, PD-ja po shkon me parimin: “I yti kockën ta ha dhe mishin ta le”.
Ajo e di di se me një drejtësi të kontrolluar nga Rama nuk do të ketë kurrë ndëshkim për Gërdecin, sepse ndërtuesit e fabrikës së vdekjes i janë kthyer ngritjes së pallateve në Tiranë.
Ajo e di se nuk do të ketë drejtësi për 21 janarin, sepse tani ai që i quajti viktimat e bulevardit kokëpalërë ështe pjesë e qeverisjes së Rilindjes.
Ajo e di se nuk do të ketë drejtësi për koncesionet abuzive të dhëna nga Berisha, sepse ata që dikur u anatemuan, sot janë bërë klientë të Ramës dhe i kanë rinënshkruar kontratat.
Ajo e di se nuk do të ketë asnjë fajtor për financimin e mediave të pushtetit me paratë e shqiptarëve, sepe ato media që morën dje lekët nga Saliu, tani janë kthyer në rospie të Edit.
Mjaftojnë edhe faktet e mësipërme për të kuptuar se pamvarsisht nga retorika, sharjet dhe kacafytjet, PD-së i leverdis më mirë një sistem nën urdhrat e Ramës, sesa nën mbikqyrjen e Uashingtonin dhe Brukselit.
Berisha e di, tashmë e ka me provë, se pasardhësi i tij nuk ka çi bën as personalisht, as familjes së tij dhe as klientëve të saj, ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se çfarë ndodh nëse ajo kontrollohet nga ndërkombëtarët.
Në këtë kuptim, pavarësisht nga ç’duket në sipërfaqe, ai është aleat me Ramën: të dy nuk penalizojë njëri – tjetrin, vazhdojnë me mitin e pandëshkueshmërisë, i tansferojnë klientët sëbashku me stafetën e pushtetit dhe në fund vjedhin dhe sundojnë të njëjtin popull.
Të dy janë garancia e njëri – tjetrit dhe po të dy garancia e një kaste që sundon sot vendin.
Prandaj dhe këmbëngulja e Berishës dhe PD-së për të pranuar më mirë një drejtësi të kapur nga Rama, sesa një sistem të kontrolluar nga ndërkombëtarët, ngjan në thelb me marveshjen e turpshme të ndryshimeve kushtetuese që ata bënë në prill të vitit 2008. Thelbi i saj ishte i thjeshtë: Ose të gjithë pushtetin njëri, ose të gjithin tjetri. Qëllimi: asnjë faktor i ri në lojë.
Kështu po ndodh edhe këtë radhë.
Prandaj dhe reforma në drejtësi, sado jo perfekte, sado me risqe, sado antikushtetuese, sado me arkitekturë të rënduar që të jetë, është një hap përpara, sepse në fund të fundit, ajo është thyerja e këtij kodi të heshtur dhe prishja e këtij ekuilibri që në thelb mbron të njëjtën kastë.
Ajo mund të përbëjë sinjalin e parë të zbythjes së kësaj “marrëveshjeje” okulte që ka në thelb sundimin e shqiptarëve.
Por nga ana tjetër, ajo është vetëm një “reformë” e imponuar nga lart, me dhunën dhe arrogancën e ndërkombëtarëve dhe për këtë nuk pritet të japë ndonjë efektet kushedi se çfarë. Ajo mund të godasë simbole, por nuk mund të bëje rrevolucion.
Prandaj kjo reformë duhet mbështetur si hapi i parë drejt shembjes së kastës, por ajo rrezikon të mbetet krejtësisht e paplotë nëse nuk shoqërohet dhe me lëvizje nga poshtë, me lindjen e forcave të reja, që do të thyejnë monopolin e Ramës dhe Berishës, e PS dhe PD, që bëjnë sikur kacafyten, por gjithnjë në fund bëhen bashkë, kur del dikush i ri që kërkon tu prishë sundimin e përbashkët në emër të një pakice. (Lapsi.al)
Rama dhe PS-ja ishin nismetaret e Reformes ne Drejtesi.Te tjeret u detyruan nga Nderkombetaret te behen pjese e Reformes ne Drejtesi.Me pahir!!Po te donte LSI-ja dhe PD-ja “Reforme ne Drejtesi” do e kishin propozuar Reformimin kur qeverisnin bashke ne vend se te flinin mbi sistemin kancerogjen dhe terrorist te drejtesise.Apo jo Bushat??Kete e di dhe bufi pervec Bushatit.Sepse Bushatit i intereson te barazoje Sali Berishen,Kriminelin e Faktuar Boterisht si i tille nga FBI-ja Amerikane me Edi Ramen qe nepermjet Reformes ne Drejtesi kerkon te dergoje mbas hekurave gjakpiresit e Shqiptareve.Kjo nuk mund te ndodhe.Edi Rama nuk eshte engjell,por nuk eshte kurrsesi i njejte dhe i barabarte me Shpellaro-Fashisto-Banditin,Sali Berisha.Te kerkosh te vendosesh shenjen e barazise midis kriminelit Sali Berisha dhe Edi Rames do te thote te jesh i bindur se Shqiptaret jane debila dhe mund ta hane kete thagme epike.Bushat i dashur.Para disa kohesh shkruajte nje artikull ku thoje:Rama kerkon te prishe Status-Quone PD-PS.Po i dashur.Keshtu eshte.Tani na thua qe Rama eshte pjese e status Quose dhe kerkon ta mbaje gjalle ate dhe eshte dakort me Berishen.Je mjeran dhe deshtak.
Kjo eshte pasqyra e vertete e politikes shqiptare. Viktia gjithmone ngelet populli, qe ne kete rast nuk duhet te kishte ngelur kurre jasht lojes se reformes.
Andi, ne pergjithesi, nuk me kane pelqyer shkrimet e tua, por kete me te vertete e ke qare, urime
Kalemxhiu Bushati e ka gabim. Shprehja popullore eshte: I yti mishin ta ha e kocken ta le.
Le qe ça i intereson ketij drejtesia per popullin, ketij vetem interesat e tij personale e shtyjne te shkruaj artikuj kundra apo pro qeverive,
“Kasta” qe pershkruan sot Bushati, nuk eshte asgje tjeter vecse “Paria e Tiranes”, te cilen
profesori dhe politologu i shquar Shinasi Rama na e ka prezantuar prej shume kohesh..
Por si gjithmone, ne shqiptaret kemi qene te vonuar gjate historise sone dhe fatkeqesisht
vazhdojme akoma “marifetin e strucit”. Prandaj, sikurse duken bathet, jane larg pashket..
Populli shqiptar do te vazhdoje te mashtrohet, vidhet dhe shtypet nga hajdutet e bandave qe
i ka zgjedhur me “voten e tij te lire”, deri sa te ndergjegjesohet se te keqen e ka brenda vetes..
Nderkohe….. perpiquni te lexoni dhe kuptoni me shume Fishten, Konicen, Shinasi Ramen, etj.
Po analizen ne krahun e kundert pse nuk e ben ti Bushati i leshit…
Shyqyr or Endi , qe shruajte njeher, qe duket e sakte me buke. Kjo levizje anti kaste kerkon nje referendum qe te mbeshtes ne menyre tekstuale pyetjen per popullin: Doni ligjin apo refermon e Amerikaneve dhe europes apo doni kete te PD ( + te E. Rames ne hije)! Kaq duhet!
Referendum! kjo eshte zgjidhja. Biseda e te henes duhet te behet evetem per te vdosur daten e referendumi!
Bravo andi.
Kushedi sa do ishin zhgenjyer ata kare qe u vrane ne bulevard po te ishin gjalle.
Eh mor And-ush ,reformen ne drejtesi e imponoi vullneti I shenjeteruar I 23 qershorit 2013,,,vullnet te cilin e lexoi me se miri EU dhe USA,,,,vullnet te cilin ju bastardet e medias se kriminalizuar nuk doni as t’a permendni sepse edhe ju ua futi vaterlone ne bythe.
Vazhdo Bushat,per te zezen tende ,te deformosh me pirueta te shpajfura realitetin,,,se esfelin e gomereve e ke te garantum.
“Lora” po ti cfare je? Se dukesh si keto transet e LGBT apo thuaj dhe ato te Mjaftit nje prerje kane!!!
Shkrim me perfekt dhe ezaurus nuk ke dhkruar ndonjehere Andi. Per idiotet, me apo pa pagese, qe komentojne mos u merni me personin por me srgumentet qe ao shtrone. Po jeni me te zgjuar apo me te informuar kundershtojni me argumentet tuaja. Nuk mun te heqesh asnje oresje sipas meje.
Shoku, pjese e ashtu quajtur Kaste BOLSHEVIKE je dhe ti. Prandaj mos kujto se je i lare. Te gjithe ju bashke jeni LLUM-KASTA e atij
vendi qe po lengon.
Artikulli i Bushatit zbulon prapaskenen e te ashtuquaktures “reforme per Drejtesi”. E thene shkurt Europa eshte merzitur me ne dhe ka vendosur te na dorezoje ne duart e amerikaneve, me sakte ne duart e FBI-se. A eshte kjo ajo qe duam? Per sa kohe nuk qeme ne gjendje ta bekme zap Berishen, kjo eshte e vetmja zgjidhje qe mbetet.