Ambasadori gjerman takim lamtumire me Nishanin, përfundon misionin diplomatik në Shqipëri

6 Qershor 2016, 13:33Politika TEMA

Shërbimi diplomatik i asmbasadorit gjerman në Shqipëri tashmë ka përfunduar. Kështu, një prej ambasadorëve që ka qenë aktiv me mesazhe të rëndësishme jo vetëm në politikë, por edhe në çështje sociale dhe ato të sistemit të vjetër komunist Hellmut Hoffmann ka mbyllur misionin e tij diplomatik në vendin tonë.

Ai është takuar sot me kreun e shtetit, Bujar Nishani, i cili gjatë fjalës së tij e falënderoi ambasadorin gjerman për angazhimin e tij personal  në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe shprehu vlerësimin pozitiv për vëmendjen dhe përkushtimin e Ambasadorit në mbështetjen e agjendës evropiane të Shqipërisë.

Presidenti Nishani shprehu edhe njëherë mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer e të gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në 25 vite demokraci, si dhe për mbështetjen substanciale në kuadrin e procesit të integrimit evropian.

2 komente në “Ambasadori gjerman takim lamtumire me Nishanin, përfundon misionin diplomatik në Shqipëri”

  1. Pronari shqiptar says:

    Shyqyr qe iken se 4 vjet nuk tha nje here qarte se ee te vijne ne Shqiperi investimet e huaja duhet qe Prona e grabitur ti kthehet te zotit

  2. Agjendes shkruhet Axhendes Shqip e paster o gazetar chechen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje