Sonte në emisionin Zululand ishte dramaturgu Stefan Çapaliku. Sëbashku me gazetarin Mustafa Nano bisedën e ndalën tek teatri. Edhe ashtu siç pritej, Çapaliku ishte i pakënaqur nga teatri dhe sidomos nga frekuentimi i njerëzve. Dhe sipas tij, ne duhet të thyejmë televizionin dhe t’i kthehemi jetës imediate.
“Njeriu jeton në dy mënyra, në mënyrë mediatike dhe imediate ne i jetojmë të dyja këto realitete, imediate jemi përballë në këtë tavolinë dhe mediatikisht nëpërmjet kamerës po shkojmë në shtëpitë e të tjerëve. Njeriu si qenie sociale është i prirur të jetojë në mënyrë imediate jo mediatike. Të jetosh në mënyrë imediate do të thotë të thyesh televizorin në shtëpi pasi në atë orë duhet të ishe duke shëtitur, duke shkuar në kinema apo teatër”, tha Çapaliku.
Ai mori një shembull shumë të thjeshtë duke ju referuar arkivës për një shifër. Sipas tij në teatrin e Shkodrës kur është vendosur “Kopraci” i Molierit në vitin 1954, nga 50 mijë banorë atë shfaqje e kanë parë 21716 persona. Ndërsa sot dramat që janë vënë në skenë mezi janë frekuentuar nga 1000 persona edhe popullsia është trefishuar”, tha Çapaliku.
Çapaliku tha se në Shqipëri bëhet teatër por shifrat janë dramatike. Përqindja e popullsisë që ndjek teatrin është jashtëzakonisht e ulët. Dhe për këtë, sipas tij kanë faj politikat kulturore. “Tani është shpikur një mekanizëm që quhet bord, bordi është një mekanizëm për tu fshehur mbas gishtit. Bordi është institucioni që i vë pritë dhe në një farë mënyre aninomati i bordit bëhet barriera e parë dhe e vetmja mënyrë është përgjegjësia personale”, tha Çapaliku.
Po mor rrush, po ishte Molieri dhe jo Çapaliku, t’eshte mbushur rradakja se je dramaturg.
cfare ke qe bertet z.Capaliku vini ne skene drama dinjitoze e te pelqyera e sa me shume shqipetare te dramaturgeve me me ze shqipetare dhe me cemime te arsyshme jo sa nje roge ditore te nje puntori a me shume.Ne teatrot tona jane prezent me shume mono dramat tamam si ne kohen e monizmit kur dilte xhaxhi qyfyrxhi dhe tregonte bemat e tij e te te tjereve ne donje lulishte dhe e degjonin e qeshnin te gjithe sa per te kaluar kohen.Doni qe te frekuentohen e sallat e teatrove te mbushen plot CAPALINI vini ne skene teatro dinjitoze e te kenaqeshme per publikun e jo xhono boxho se per to skane nevoje se kemi teatrin e parlamentit sa per njeqind na del e teperon e falas .
Javes qe kaloi pashe komedine “Danimarka, toka jone” te Stefan Capalikut ne Teatrin e Durresit. Perfitoj nga rasti t’i them Stefanit qe me ka 300 leke te biletes borxh. Edhe sikur falas te jete heren tjeter, nuk iki te shoh teater capaculesh.
Ah mor Stefan! Ti ke te drejte me keto kostatime, por sot teatrit i mjaftojne aktoret e Vicidolit qe luajne cdo nate dramen e dhimbur shqiptare.
Ky i shkreti nuk eshte as dramaturg, as regjisor. Veprat e ketij jane mediokre, keshtu qe cfare te degjojme ne prej ketij?