U zhvillua pasditen e së hënës takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ka qenë kryeministri Rama që ka hyrë i pari në ambientet e Pallatit të Kongreseve ende pa shënuar ora 17:00 dhe më pas ka mbërritur edhe Lulzim Basha.
Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga Fartmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe nga kryetari i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili. Nga ana tjetër Basha u paraqit me Oerd Bylykvbashin, përfaqeësuesi i opozitës në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.