Ironia e bizneseve kosovare: Pushime falas në Antalja nëse Serbia merr tre pikë në Euro 2016

8 Qershor 2016, 21:13Sport TEMA

Pas një oferte të publikuar nga një lokal në Serbi se për çdo gol të pranuar nga Shqipëria dhe Kroacia në Evropian do të ketë zbritje 5% në pije, kanë ardhur përgjigjet nga bizneset kosovare.

Bizneset kosovare kanë filluar t’i kundërpërgjigjen ofertës së një lokali serb, në të cilën shkruante se për çdo gol të pranuar nga Shqipëria dhe Kroacia në Evropian, do të ofroheshin pije me 5% zbritje.

Pas lokalit Guest në Prishtinë i cili ironizoi me mospjesëmarrjen e Serbisë në Evropian, duke ofruar pije gratis për çdo gol të Serbisë në Evropian, në redaksinë e Lajmi.net ka ardhur edhe një ofertë pothuajse e ngjajshme.

Ky biznes ofron udhëtim gratis në Antalia, nëse Serbia merr tre pikë në Evropian.

Por, ironia e gjithë kësaj është se fqinji verior i Kosovës nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

2 komente në “Ironia e bizneseve kosovare: Pushime falas në Antalja nëse Serbia merr tre pikë në Euro 2016”

  1. Giasou Janulatos arxidoglyftoi says:

    Ne Vlore pash diku qe kishin shkruar ” … per çdo gol qe ha srbija, gratis bythe prifit grek ” !!!

  2. Taulant/Tirane says:

    E bukur kjo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje