Hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një eveniment sportive europian do të ndiqet nga një numer i konsiderueshem qytetaresh shqiptare nga afer.
Ditët e fundit në pikat kufitare të vendit është vërejtur një rritje e udhëtarëve me destinacion Francën.Policia kufitare raporton se, numri i udhëtarëve që kanë lënë vendin ne 9 ditet e para të qershorit është shtuar me mbi 2-mijë persona, ndërsa mendohet se numri i qytetarëve shqiptar që do të ndjekin kombëtaren nga afër do të jetë edhe më i lartë.
Duke krahasuar numrin e qytetarëve shqiptarë që kanë dalë nga Shqipëria vitin e kaluar, mendohet që numri i personave që kanë dalë nga Shqipëria këtë vit me qëllim ndjekjen e kombëtares në Francë të jetë i lartë. Burime nga policia bëjnë me dije se udhëtimet janë kryer nga Aeroporti i Rinasit, por janë konsatuar edhe udhëtime të organizuara në grup përmes rrugëve tokësore.
Por pervec mbështetjes së shqiptarëve te cilet jane nisur enkas nga Shqiperia për të ndjekur këtë kompeticion edhe Tirana po i jep dorën e fundit përgatitjeve të ambienteve që do jenë tërësisht të dedikuara për të ndjekur evenimentin sportiv, ku për herë të parë merr pjesë Shqipëria.
Sheshi “Nënë Tereza”, është shndërruar në një stadium të vërtetë, ku mijëra qytetarë do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet nëpërmjet monitorëve gjigant.Edhe dyqani zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të blerësve të bluzave të kombëtares.
Edhe Posta e Shqipërisë nuk ka mbetur pas. Për të shënjuar këtë ngjarje të rëndësishme, me date 10 qershor ka emetuar pullën postare me tematiken ”Shqiperia në Euro 2016”, e cila mbart një sërë elementësh kombëtarë.
Duket se Shqiperia eshte e gatshme te ndjeke hapjen e kampionatin europian te furbollit France 2016 qe fillon mbremjen e kesaj te premte me ndeshjen France Rumani nderkohe qe kombetarja shqiptare do ta nise kete kompeticion me sfiden ndaj Zvicres kete te shtune ne oren 15 :00./ TemaTV