Dhuna ndaj grave është një fenomen i shëmtuar, por që jo rrallë shfaqet në rrjetet sociale si një pasqyrim i ashpërsisë së shoqërive të ndryshme. Kjo video e publikuar në “Liveleak” tregon se si pas një zënke në një pikë karburanti në një qytet të Kinës, bashkëshorti përpiqet të fusë me dhunë të shoqen në bagazhin e makinës. Por, ajo që është edhe më tronditëse, është se asnjë personat e pranishëm nuk tenton të ndërhyjë, ndërsa në fund burri arrin të largohet pasi e ka mbyllur gruan në bagazhin e automjetit të tij.