Dashamir Shehi nuk ndan të njëjtin opinion me Bashën, lidhur me paralajmërimet e këtij të fundit për djegie mandatesh në rast se do të ketë deputetë nga opozita që do të thyejnë vendimin politik për reformën.
“…Mandatet janë individuale. Përfaqësojnë dinjitetin politik të secilit deputet. Në qoftë se këto i djeg apo i shuan z. Basha, mund të them që në mënyrë të pavullnetshme ose edhe nga pasioni i momentit, ai i heq një pjesë të dinjitetit kolegëve të vetë.
Prandaj, them që ai duhet ta rimendojë dhe ritrajtojë këtë lloj deklarate…”, -shprehet ai.
Por jo vetëm. Ai ka edhe një këshillë për kreun e PD-së.
“…Është koha që Basha duhet të marrë një vendim. Që në oborrin opozitar të këndojë vetëm një gjel…”
Shehi i mëshon qëndrimit se në principin e përgjithshëm të demokracisë janë shumicat ato që garantojnë pakicën.
“PD-së i takon që të jetë në mbrojtje. PD-ja, duke qenë një numër më i vogël, i takon që të jetë edhe më radikal, që të bëhen edhe më të ashpër për vetë natyrën e vetëmbrojtjes që ka pakica.
Prandaj i takon mazhorancës që të gjejë formulën, ta zgjerojë bazën e bashkëpunimit, ta ulë gardhin që të mund ta kapërcejnë edhe të tjerët…”, -tha ai për Mapon.
Shehi i përgjigjet edhe planit “B” që ka mazhoranca për të peshkuar deputetë të opozitës me qëllim arritjen e kuorumit prej 94 votash. A do të jetë ai një nga ata?
“Unë do të votoj prapë djathtas edhe kur Basha do të votojë majtas siç ka bërë shumë herë bashkë me Berishën, kështu që kompozimi i politikës në njerëz që janë të qëndresës dhe në të tjerë që janë të tolerancës apo të tjerë që janë shqiponja, fajkonj, pëllumba është një budallallëk i madh dhe një delenxhillëk që i ka kaluar koha. Unë do t’iu sugjeroj të gjithë kolegëve që t’i mbahemi rrafshit politik dhe koherencës…”, – përgjigjet ai.
Dashamir Shehi nënvizon se ai ka qenë koherent në qëndrimet e tij kundrejt vendimeve politike që ka marrë opozita edhe atëherë kur ai personalisht nuk ka ndarë të njëjtin opinion.
“…Unë do të votoj atë që do të votojë opozita siç kam bërë këto tri vite shpesh herë dhe për solidaritet politik. Unë jam treguar shumë korrekt. Kanë bërë demonstrata ata, kemi bërë edhe ne. Kanë bërë bojkot ata dhjetë ditor, kemi bërë edhe ne, për të cilën shpesh herë edhe nuk kam qenë dakord. Sepse ideja e një fronti të bashkuar shpesh herë është më e rëndësishme sesa ato fërkimet e brendshme…”, -sqaron ai.
hajde politik hajde!
gjith bota po merret me kompjutera e robot per me shku per pushime n planetin mars,shqiptart dalin me shit pula e gjela deti n treg t gjos!
politikan koprative bujqsore……..
Plehrat e PD, BANDA E pd-se, i thoni vetes Demonkrate ju Banda e Hajdareve. Pse nuk jeni ndryshe nga BANDA E SHULLAZEVE ju. Sepse jeni TE GJITHE bijte e enverizmit e komunizmit famekeq.Jeni felliqsira qe e genjyet dhe rrenuat ket popull te varfer dhe uritur per drejtesi.
Per ju vetem Bathorja e Paskuqani, Kamza e Hasi do votoje.Do jete e mjaftueshme qe te pretendoni se jeni Parti kjo do shihet.Por e keqja me e madhe eshte se mileti pa shprese e zgjedhje do votoje perseri Megallomanin Rama e Hajdutin Meta.
Mender te gjitheve atyre qe me lexojne, keta qe medemek quhen te djathte,,,,,,,pasi te votohet reforma ne drejtesi,do te behen shkrrumb e hi !
Fatmiresishte ,nuk do te kete me nga keta qe vetquhen PD !
pd,DO TE LINDE NGA TANI VETEM ME SELAMIN E LIBRAZHDIT TE KURDISUR NGA AMERIKANET !
E gjithe kasta ,muli ,nuli,pilafi ,salehu ,e me radhe e kane vendin vetem pas hekurave !
no coment me !
Nuk jam dakort me Dashamir Shehin. Pse? Ai thote qe do votoj djathtas. Po ç’eshte e djathta dhe ç’eshte e majta?! Dashamir, jepi rendesi dhe emrit qe te kane vene prindet (s’besoj se e ke nderruar kur u fute ne politike) . Votimi behet mbi bazen se sa i sherben shqiptareve dhe Shqiperise dhe jo se si voton e djathta apo e majta. Per kete je deputet dhe jo per te perfaqesuar rryma ere qe fryjne nga interesa meskine. Pastaj ti je depuetet i pd apo lzhk-ese? Ne qoftese jeni njesoj, shkrije dhe partine, megjithese ty te ka zgjehdur deputet Sali Berisha bashke me shume te tjere. Po kastriot islami eshte i djathte apo i majte? Prandaj vendosni logjiken mbi ndjenjat epshore ne interes te vendit. Shpesh here te shikoj e degjoj se tregon nje fare stabiliteti mendor e logjik, por ate e percakton perfundimisht se si vepron.
Shehi, ky nuk eshte votim per solidaritet politik.. Mos u trego driteshkurter.. Kjo eshte e rendesishme per Popullin tend.. Jo gjithshka ne bote duhet te jete per ne por per gjeneratat e ardhshme.. Mos u trego kokederr tironci..
O DASH, GARDHIN SE KA NGRITUR MAXHORANCA , POR ISH MAXHORANCA ME KAPJEN E DREJTESISE DHE INVADIMIN E SAJ ME MILITANTE, DUKE LARGUAR DHUNSHEM KRYEPROKUROREN DHE PUNONJESIT E NDERSHEM. DO TE KEMI DREJTESI TE PAVARUR E TE NDERSHME APO JO?????. APO JE DHE TI NE TAVE, E PO VJEN ERE.
E para here qe ia fut pordhes ky. Deklarate shume kontradiktore. Tek Tema lexoj me shume komentet. Me duken me esell se sa deklaratat e ketyre politikaneve qe kemi. Edhe me i miri, Dash Shehi, flet per koherence, kur nuk merret vesh ca thote. Edhe ky duket si qen ne nderzim, por keta dreqer duket se i ka zene dhe terbimi.