Goal.com: Te Zvicra gjashtë shqiptarë, te Shqipëria gjashtë të lindur në Zvicër

11 Qershor 2016, 13:35Sport TEMA

Ndeshja Shqipëri- Zvicër është cilësuar si një ndeshje mjaft delikate nga shumë media të huaja.

Këtë herë ka qenë Goal.com e cila komentuar duelin e sotëm duke thënë se Kombëtarja zvicerane pothuajse ka më shumë shqiptar se ajo e Shqipërisë.

“Gjashtë nga lojtarët e Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa një pjesë e madhe e skuadrës së Zvicrës kanë lidhje me kombin shqiptar, duke e bërë takimin e së shtunës shumë të tensionuar”, shkruan Goal.com.

Te Kombëtarja zvicerane janë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami që të gjashtit janë me prejardhje shqiptare.

Ndërsa gjashtë nga ekipi i Shqipërisë, kanë lindur në Zvicër: Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka.

 

1 komente në “Goal.com: Te Zvicra gjashtë shqiptarë, te Shqipëria gjashtë të lindur në Zvicër”

  1. kinezi i partise says:

    ky numri 66 osht numer tersi!
    paska me dal barazim neshja sic duket!
    1 me 1.
    fitojn shqiptaret sepse dy golat do shenohen nga shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje