Sfida Shqipëri-Zvicër nuk do të jetë emocionuese vetëm për kuqezinjtë por edhe për kombëtaren helvete. Këtë fakt e ka pranuar vetë drejteusit teknik i skuadrës zvicerane , Vladimir Petkovic. Në konferencën për shtyp që i paraprin sfidës ndaj skuadrës së De Biazit, trajneri 52 vjeçar deklaroi se është një ndeshje ku skuadra e tij duhet të mundohet të diktojë ritmin e lojës
“ Detyra jonë është të ruajmë qetësinë dhe duhet medoemos ta kontrollojmë ritmin e lojës. Kryesorja është të impnojmë lojën tonë dhe të mondohemi të bëjmë sa më pak gabime. Sigurisht evente të tilla janë gjithnjë emocionuese sidomos në ndeshjen hapëse, emocionet janë të mëdha. Shqipëria nuk duhet aspak nënvlerësuar, kjo është ajo që lojtarët e mi duhet ta kenë të qartë”
Ndërkohë që kosovari Xherdan Shaqiri kërkoi të theksonte se megjtihëse luhet kudnër Shqipërisë në fushën e lojës nuk ka miqësi
“ Është një ndeshje shumë e rëndësishme e cila duhet të merret me seriozitet maksimal. Do bëjmë gjithcka për të fituar, në fushë realisht nuk ekzistojnë miqësitë, secili luan për fitore. Shumë specialistë deklarojnë që grupi A është I mbyllur, Franca e para , Zvicra e dyta, nuk është kaq e thjeshtë, absolutisht jo. Më vlerësojnë su ylllin e skuadrës, por ky ekip nuk ka yje. Funksionojmë të gjithë në grup”
Kjo sfidë do të startojë në orën 15:00 dhe përveçse një përballje mes Shqipërisë dhe Zvicrës është edhe një duel mes shqiptarëve kuqezi dhe atyre helvetë.
Liri e te folurit nuk do te thote ç’te te vije nga poshte ta thuash nga larte. Trajneri thote nuk duhet nenvleftesuar, po pse duhet thene keshtu e nuk duhet thene duhet vleftesuar shume? Ai Shaqiri thote me vleresojne si yllin e skuadres, por…. lere ta thote nje tjeter dhe jo ti se keshtu, me duket sot ne oren 15 do zhgenjesh veten dhe ata. Me modest ne shprehje qe te jeshe me komod per veten.