Portieri i Manchester United dhe kombëtares Spanjolle, David de Gea ka mohuar lajmin e raportuar në një gazetë spanjolle, se ai organizoi një parti seksual me prostituta për të dhe shokët skuadrës.
Në konferencën për shtyp De Gea shprehet se e gjitha kjo është një lajm fals, duke theksuar se ia ka lënë në dorë avokatëve të tij të merren me këtë cështje.
“Kjo është e gjitha false. Unë jam i pari që jam i befasuar nga ky raport. Ajo është një person i rreme dhe asgjë më shumë, kjo është një gënjeshtër e rreme. Nuk është e vërtetë ajo që po del në shtyp dhe do të jetë në duart e avokatëve të mi të merren me këtë cështje” u shpreh De Gea.
Dëshmitarja ka deklaruar se në atë kohë kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy futbollistë spanjollë, por nuk mund t’i identifikonte të dy.
Fillimisht ajo tha në atë kohë se kishte bërë seks me Ik Muniain, sulmuesn e Athletik Bilbaos. Por së fundmi dëshmitarja ka nxjerrë edhe emrin e David De Geas