Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi në një intervistë për “TemA” është shprehur se çështja e përgjimeve tashmë është kthyer në një lojë politike për të goditur policinë dhe përmes saj dhe qeverinë e Ramës. Sipas tij, duhet të thërritet nga prokuroria i pari Sali Berisha, njeriu që bëri publike këtë skemë, ndërkohë që ai akuzon për një skenar mirëfilli kundër mazhorancës në lidhje me këtë çështje në të cilën janë përfshirë Prokuroria, SHISH dhe mbi të gjitha presidenti Bujar Nishani. Në lidhje me të ashtuquajturin pajisje përgjimi, Klosi nënvizon faktin se asnjeherë nuk merret leje nga prokuroria për aparatura, por merret leje vetëm për të bërë përgjimin. Ish-kreu i SHISH thotë se Visho Ajazi Lika është pjesë e këtij skenari dhe nuk po bën punën që e ngarkon Kushtetuta. Sipas tij deri më tani ka dërgjuar se është është bërë përdorim i kësaj aparature nga një burg, pavarësisht se nuk e di nëse është e vërtetë, por në përfundim ai thotë se të gjitha këto bëhen për të penguar Reoformën në Drejtësi. Ku me sa duket bashkë dhe me kundërshtitë ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë ata që e pengojnë kanë halle të mëdha me drejtësinë për ndonjë krim të pandëshkuar. Për të, ndonëse nuk është e qartë nëse Flamur Noka është rekrutuar nga shërbimi sekret ish-jugosllav, nëse ai ka pranuar bashkëpunimin, problemi nuk është aq i thjeshtë, është cilësisht ndryshe nga të gjitha krimet e tjera. Ndërsa dosjet e UDB nga serbët do të hapen të fundit, ndërkohë që është shumë vështirë të hapen ndonjëherë.
Klosi. Ka disa kohë që ka shpërthyer një debat i fortë për çështjen e një pajisjeve përgjuese të sjellë nga partnerët tanë italianë në Shqipëri. Si e vlerësoni ndjekjen lineare institucionale të këtij lajmi nga kreu i SHISH Visho Ajazi drejt Kryprokurorit, Presidentit dhe lënien jashtë sferës së njoftimit kryeministrin Edi Rama?
Gjithë problemi sipas meje ka një prapavijë të pastër politike, prandaj gjithçka ka ndodhur deri më tani është në këtë kuadër. Që kur filloi me veprimet e kreut të SHISH dhe me mënyrën si po vazhdon, vetëm sjell argumenta në favor të kësaj teze. Qëllimi është të diskreditohet Policia, Ministria e Brëndëshme dhe Qeveria për gjoja veprime të paligjshme si dhe për të larguar vëmëndjen e opinionit publik nga Reforma në Drejtësi dhe probleme të tjera të mëdha që ka vendi. Të gjithë ata që i kanë fryrë këtij problemi nga Presidenti e poshtë, janë pjesmarrës në këtë unison të mbrapshtë.
Akoma nuk ka dalë e qartë se ku është vepra penale e kryer. Tek Prokurori kërkohet miratim për përgjime konkrete. S’e kam dëgjuar ndonjëherë se u dashka marrë dora e Prokurorit, për aparaturat që duhet të ketë Policia apo institucione të tjerë. Eshte absurde. Aq më tepër, të merret leja për kualifikimin e oficerëve të policisë në fusha të ndryshme.
Por të mos zgjatemi leja merret vetëm për të përgjuar, nëse është përgjuar le të bëhen akuzat konkrete.
Z.Visho Ajazi argumentoi shmangien e Ramës me faktin se ishte informacion gojor i parëndësishëm, ndërkohë që kryeprokurori Llalla ka hapur hetim ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Çako. Madje gjykata me kërkesë të Llallës e pezulloi nga detyra Çakon. Vlerësimi juaj?
Kreu i SHIK e përdori këtë argumentim për t’u justifikuar, pasi nuk mund ta thoshte që ishte pjesë e prapaskenës politike përkatëse.
Duket se kjo situatë është kthyer në politike, duke futur në qerthullin e akuzave dhe gjykatësin që kishte qënë me rekorde kriminale dhe i përdorshëm politikisht ndër vite. Mendoni se një situatë e tillë ka si qëllim pengimin e punës së policisë në pikun e luftës kundër drogës dhe veprimtarisë kriminale dhe zhytjen e vendit në kaos për qëllime politike?
Fatkeqësisht edhe të akuzuarit kanë rënë qerthullin e lojës politike. Se nga kush përbëhet sistemi i drejtësisë nuk ka nevojë për prova të reja konkrete, vetë nevoja e Reformës në Drejtësi e ka treguar me kohë këtë fakt. Policia duhet t’i mbrojë njerzit e saj, t’i kërkojë Prokurorisë provat e përgjimeve dhe pasojat që kanë patur. Mbase, Prokuroria ka marrë si provë deklaratën e Presidentit lidhur me cënimin e Sigurisë Kombëtare nga kjo aparaturë. Sa qesharake.
Gjer tani kam dëgjuar për një përdorim në një burg, dëgjuar, nuk e di sa e vërtetë është. Ndjekja e një krimineli në burg e cënuaka Sigurinë Kombëtare?
Sigurisht, qëllimi final është zhytja e vëndit në një kaos, për qëllime të mbrapështa politike.
Po tentohet që të krijohet përmes përgjimeve, videove një situatë si në Maqedoni. Sa afri ka një skenar i tillë i opozitës?
Situata nuk ka asgjë të përbashkët me atë në Maqedoni, atje u botuan përgjimet, me to u implikuan politikanë dhe nëpunës të lartë të shtetet me emra konkretë. Ishin materiale profesionalë.
Këtu, kjo që po ndodh është shumë foshnjore. Para ca ditëve, “Dijetari” i Kombit nxori një listë të të përgjuarve, një nga bllofet e zakonshme të tij. Pse s’e thërret Prokurori të japë ai shpjegime për ato që di. Këtu akoma nuk dihet nëse është përgjuar njeri apo jo. Ata që e kanë aparaturën thonë jo. A do të mbajë përgjegjësi Prokuroria nëse kjo aferë do të dalë një bllof? Apo presin që në pyetjet e shumta, dikush nga ata që pyeten, të ngatërrohet në ndonjë shpjegim dhe të nesërmen shtypi të shkruajë se u pranua krimi ?
Si e vlerësoni përpjekjen e Berishës dhe të PD për të mos miratuar me çdo kusht reformën në drejtësi, madje duke dalë dhe kundër SHBA dhe BE, e treguar qartë ditën e djeshme. Mendoni se ka ndonjë hall të madh të tyre përtej këtij qëndrimi kundër?
Qëndrimet e fundit i shoh si provë shumë bindëse që Berisha ka frikë nga Reforma në Drejtësi. Qëndrimi i tyre, dhe në kundërshtim me përpjekjet e miqve ndërkombëtarë, tregon se ata kanë jo një po shumë halle të mëdha që rrjedhin nga shumë krime të pandëshkuar, ndaj të cilëve “aparati i përgjimeve” është një shaka pa kripë.
Mendoni se me miratimin e reformës në drejtësi dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të fillojë të marrë fund pandëshkueshmëria dhe mund të ndodhë si në Kroaci, Rumani etj., që mund të kemi prapa hekurave të burgut dhe ish-kryeministra apo zyrtarë të tjerë të lartë?
Unë shpresoj se do të fillojë ky proces, pasi në Shqipëri problemi më i madh me ligjet ka qënë zbatimi i tyre, aktet nënligjorë të nevojshëm, institucionet ligjzbatuese e plot hallka të tjera të nevojshme. Aprovimi i Reformës është vetëm fillimi i punës për një drejtësi të drejtë.
Në “rrjetën” e formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin kanë rënë kryetarë bashkie por janë lakuar dhe emra deputetësh. Mendoni se po e kryen funksionin ky ligj?
Ky ligj ka qënë i sforcuar dhe nuk besoj se do të arrijë ndonjë gjë reale, sigurisht, do të shtojë argumentat për acarimin e debatit politik në vend.
Një ndër deputetët që nuk ka deklaruar ndalimin nga policia ish-jugosllave dhe shërbimi sekret ish-jugosllav në vitin 1991 është dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka. Mendoni se duhet të hetohet nga Prokuroria, pasi ka dhënë dëshmi dhe të shkruara se është oferuar nga shërbimi sekret jugosllave për bashkëpunim, madje ka bashkëpunuar…?
Nuk shoh ndonjë problem të jashtëzakonshëm këtu. Të gjitha ata që kalonin kufirin nga të dy anët, merreshin në pyetje nga autoritetet përkatëse. Sipas rastit ju bëheshin dhe propozime për të bashkëpunuar. Të rëndësishme janë përgjigjet e të kontaktuarve. Nuk e di se cila ka qënë përgjigja në rastin konkret, por nëse ka pranuar bashkëpunimin, siç thoni ju, problemi nuk është aq i thjeshtë, është cilësisht ndryshe nga të gjitha krimet e tjera.
A duhen hapur dosjet e UDB dhe si ka mundësi që në qeverisjen e Berishës ka njgritje në detyrë vetëm të njerësve të lidhur me shërbimin sekret serb, të afërm serbë. Janë të lidhura gjërat?
Si mendoni ju, kush ti hapë ato dosje? Dosjet e Shqipërisë, serbët do t’i hapin të fundit, nëse do t’i hapin ndonjëherë. Megjithate, shqiptarët kanë plot ngjarje të këtij tranzicioni, që dhe pa hapjen e dosjeve serbe, mund të nxjerrin mjaft përfundime të vlefshme. Por politika shqiptare, gjatë këtij tranzicioni të zgjatur, ka qënë një politikë e kompromiseve të heshtura, e lëshimeve reciproke, e papërgjegjshërive ekstreme, prandaj nuk parashikoj ndonjë hap serioz në këtë aspekt. Dhe situata në rajon, fryma e re e bashkëpunimit midis vendeve, nuk e ndihmon këtë trajtim.
Mire o ti Fatos. Po a ka mundesi te sqarosh se perse Rama nuk i shkarkoi nga detyre Visho Ajazin, LLallen, Gjin Gjonet dhe kompani?! A e ben dot kete pune?! Ne rast se mund t’i shkarkonte por nuk preferoi ta ndermerrte kete hap per tu treguar i moderuar ose se pati frike, mua me behet jashtezakonisht shume shume qejfi qe keta po ia punojne siç po ia bejne. Duhet te jesh 2 metra e me shume i gjate qe te mos ta kuptosh se gjarpri nuk mbahet ne gji. Prandaj asnje lloj keqardhjeje dhe meshire per kete qeveri dhe te parin e saj. E ke degjuar kur thone se keshtu i do mushka drute?!
Po duhet te marre leje ty
se cilin te therrase.
Akoma o kriminel e klysh krimineli
(i biri krimineli Qemal Klosi)
mendon se prokurori eshte leve e partise.
rama ka vetem pushtetin ndersa shtetin e ka sllobodani
O zoti Klos a e mbane mend telenovelen e “kapitenit Klos”qe nuk u kap kurre nga gjermanet ! Edhe Berisha kurre
s’ka per t’u kapur sepse ka pushtetin te gjithe nga Llalla ,dhendri i Liri Berishes deri te kapteri ne presidence,nje
kokorroc qe thur intriga ,ben diversion se gjoja po e pergjokan kete fare burri qe do te mbahet mend ne histori
si kapter dhe jo si president !!! Rron shqiponja ne maje te malit, rron dhe miza ne byth te kalit !!! Edhe zotnia e
kete rrol ka marre , te merret me alibira dhe te marre tokat e pronen e gruas se tij kaq i mjaftojne atij ,te tjerat i
rregullon Sali Serb Milloshevici . Kaq kisha zoti Klosi !!!
Problemet e thella shqiptare nuk zgjidhe as me nolizem dhe as me gandizem !!! Mori vendim te hiqte fotografine
kapterit te Saliut dhe nuk hoqi qafe kete president intrigant,mafioz, sherbetor besnik i nje njeriu por i popullit
shqiptar ! Praktikisht kemi te bejme me nje grusht shteti te organizuar nga Berisha, Nishani dhe LLalla ,dhenderri
i Liri Berishes qe ne shtyp e ne massmedia ky fakt nuk permendet .Kjo tregon se e gjunjezuar eshte media ndaj
diabolikut te Vicidolit !!! Duke i bere thirrje medias per te qene ne lartesine e duhur te ketij momenti historik ,sic
eshte reforma ne drejtesi qe: ” rron shqiponja ne maje te malit , rron dhe miza ne bythe te kalit !!! Asnje mbeshtetje
dhe asnje perkrahje ndaj atyre. Forcave regresive qe kerkojne te ruajne statu quone .Po me ata prokurore,po me ata
gjykates,po me ate organ gjyqesori qe e ka zene totalisht metastaza e korrupsionit,hajnise . Cekici i killersve duhet
te thyhet nje here e pergjithemone ! Kjo do te jete nje dite e RE per popullin shqiptar e pse jo edhe per kombin shqip-
tar !!!
Nuk kam as çfare ti heq e as çfare ti shtoj komenteve me siper…… moderrni dhe menefregisti Rama shperdoroi dhe shperdoron voten tone. Po si ka mundesi mor Z. Rama! Te votuam te shporresh gjithe plerat dhe shpuren e Kriminelit Salih, po ti as e lexove e as e degjove voten tone…. je moderrn ti je Europian ti dhe le popullin tend ne dore te Jarit, Tikut, Vishos, dhe Leskajt….. pika qe ste bije. Ikni Z. Rama se sje ti per kete pune…. I lumte Salihut dhe turp per ty. Shume turp….. ik e hargalosu frances e amerikes kur shtyllat kryesore te shtetit nuk te funksionojne. Dil mor mjeran dhe mbro njerzit e tu ata qe e solle paisjen dhe pergjuan me urdherin ten, dil more frikacak dhe pranoje se voten ta dhame edhe per kete te pergjosh e tju qish nenen ketyre, po dil more se po dole prap do te votojme…. dil more se ke shansin tend te fundit……. mos u fshih pas fustaneve te grave….. po nuk dole edhe kete here….. kurre mos ti pafshim syte me……
Ce nxirrni kete plehre.
Ky del si analist, si “intelektual i pavarur”…si nuk ndodhi njehere qe ky te sulmoje poziten? Qeverine? S ben gabime kjo qeveri?po opozita cdo problem qe trajton ka gabim? Pse talleni me shqiptaret duke lene analizen ne duart e nje nostalgjiku te komunizmit?! Nuk ishte ai qe si shqiptar ndihej me i nderuar nen Hoxhen? Kjo eshte nga brockullat e thena nga ky buf..
Ky qe ” i di te gjith”..qe fut ne sherr shqiptaret e te gjitha trevave sa here hap gojen..ky qe te snkuaren komuniste e” denon ” me nje shprehje vetem: ” po mire , jane bere dhe gabime”.
Mero , ju lutem na nxirr nga ky llum…nese parimi i juaj eshte cilesia dhe jo” treg per te gjithe, dhe per fundrinat.
Ketu kane qene mbeturinat …deri pardje. …ja te shofim ….ilir xhuxhin. ..sale bajgen. ..e me rradhe. ..
Katarakti nuk e shkarkon dot kaq e thjeshte, kreu i Shish propozohet nga kryeministri dhe dekretohet nga presidenti ne detyre… nuk e kupton qe drejtesia eshte e kapur prandaj dhe kane 3 vjet qe hedhin valle Salihu me shoke…..
Ku jeni ngahera z. Klosi. Juve jini per t’u marrur ne pyetje nga prokuroria. Pse keni heshtur bre “burrë” deri tani.
Komentuesit duhet te lexojne me shume shtypin e dites.
Fatos Klosi, qe duhet te heshte, sepse ka pergjegjesi qe nuk parandaloi nje krim ku u vra nje vajze e re, mos beje te paditurin. Ai thote se leja merret per nje pergjim konkret. Shume mire. U be nje pergjim konkret, u pergjua z. Gjuta, i cili u arrestua me nderhyrje te drejteperdrejte te ministrit Tahiri. Akuza ishte se z. Gjuta i vuri bomben faramacise se babait te z. Tahiri. Po me ndjek o Fatos? Tani, per kete pergjim, te cilin e pohoi Drejtori i Policise i shkarkuar ne menyren ligjore, bile ai tha se jane pergjuar edhe te tjere, pse nuk u muar leje? Apo se keshtu donte z. Tahiri, i cili eshte tmerruar dhe po nderhyn ne ceshtje te gjyqesorit se eshte ne panik se cfare do dale tjeter.
Fatos, lodhesh kot, nuk behesh deputet…boll eshte Blendi Klosi…se ju Klosajt nuk keni bere hatane…Por, te te vije turp, se je bere i merzitshem, pjese e “trinise se keqe:, bashke me Izetin dhe Ngjelen.
Padyshim, do vije dita dhe te gjithe te kriminalizuarit dhe te korruptuarit do ikin nga skena politike shqiptare. Bashke me ta do ikesh edhe ti, edhe Ngjela, edhe Izeti, qe ka lyer duart me gjakun e Azemit.
Z.Radish ! Sot thuhet se jemi ne demokraci dhe kete Ti besoj se e pranon , dhe per pasoje te gjithe kane te
drejte te shprehin opinionet e tyre ashtu sic e mendojne ata . Po deshe merr edhe modelin amerikan ku
njerezit kane te drejte te shprehin mendimin e tyre. Por une dua te shtoj se ne Shqiperi pergjate ketyre 27
vjeteve pas monizmit , ne nuk kemi patur nje regjim demokratik dhe as nje model per te ndjekur sepse di
sa i thencin analiste e komentatore kur ja prapanica , bile ketu futen edhe politikane na permendin “modelin
amerikan” , nderkohe modeli amerikan me 330 milion banore ka dy parti kryesore dhe nje ,i thencin e pavarur,
ndersa ne shqiptaret me 3 milion “krimba” te dhjere kemi 70 parti ,pa numuruar shoqatat e panumurta dhe
disa lloj fesh duke perfunduar te jeovat e bahai !? O zot deri ku ka arritur te shpike mendja perverse e shqipta-
reve qe per te zhvatur ndonje “kacidhe”eshte gati te matet me kozmosin . Si perfundim ne Shqiperi pergjate 25
vjeteve ka mbreteruar nje lloj anarkizmi”sui generis”, qe sic e ka quajtur Edi te “Kurbani”, RRUMPALLE !!!
Vetem neve shqiptareve me te ashtuquajturen demokraci na ka ikur cdo lloj turpi e namuzi… Kur ai regjim qe
iku ,monizmi, te gjithe shqiptaret brohorisnin sa u nxirrte gurrmazi ,pas renjes se tij pothuajse te gjithe iu versulen
atij me terbim ,kush e kush te hiqesh sa me demokrat qe as nuk e njihnin nocionin demokraci. Nga veriu ne jug ,
pas permbysjes se monizmit ,pasi e volen mire e mire ate sistem nga darka ne mengjez pa pike turpi na u bene
demokrate te zellshem ,qe deri dje ishin komuniste te devotshem. Keta individe qe per fatin e tyre te keq nuk
kane patur asnje ideal ne jeten e tyre por vetem si te zhvasim dhe si te sigurojme poste duke brohoritur plot
germazin “per partine dhe shokun Enver”. Keta patriote te djeshem ‘in extremis’ , sot te thone le ta marre kush
doje Shqiperine:ndac greku , ndac serbi ,ndac italiani,etj. Pra, keta ishin ata qe deri dje nuk i lane kusur socializmit,
shembull elokuent keni Salen,Maxhunin,Vaidin e mijra te tjere”besnike te partise se djeshme”, sot demokrate te
devotshem. I respektoj ata qe u burgosen,i moren pasurine,kulaket dhe armit e popullit ,sic thuhej atehere , te
cilet kane te drejten e zotit ta shajne e ta urrejne ate regjim, por nuk duroj dot qe njerez te tille si ata qe permenda
me lart ,qe deri dje luanin rolin e Uriah Hipit sot na bejne moral dhe jo vetem kaq por t’na lene pa puna,pa rroge,
pa pension ,ose me nje pension mizerabel qe as per buke thate nuk mjafton,,pa prone sepse pronat na i grabiten
ish-komunistet e devotshem,sot “demokrate te zellshem”. Quo vadis ???
landi, po ky fatos klosi sillet si majmun cirkusi e na del neper tv kunder Drejtorit aktual te SHISH! Fatos Klosi duhet te heshte edhe pervec kesaj, per dekonspirimet qe i ka bere ne lidhje me luften e Kosoves. Po ai nuk heshte e duhet ndjekur penalisht…
ZOTI KLOSI, HESHTJA PËR TY ËSHTË TANI AR!
Alban Bardhyli
“I gjithëdituri” Fatos Klosi doli sërish në një intervistë të njëanshme partiake në gazetën “Tema”, ku foli për çështjet aktuale në Shqipëri, duke përfshirë edhe problemet institucionale për shkak të pajisjes ilegale IMSI Catcher, të përdorur nga policia.
Ai flet përçart se çështja e përgjimeve nuk është një problem real, por e sheh si “një skenar për të diskredituar policinë dhe përmes kësaj, qeverinë”, me motivacionin se gjoja tentohet “t’i largohet vëmendja e opinionit publik nga reforma në drejtësi”.
Fatos Klosi në fakt ka dëshirë të zë prapë ndonjë karrigë të lartë në SHISH, kur e sulmon Drejtorin aktual të SHISH, zoti Visho Ajazi Lika, duke pohuar se ai gjoja “është pjesë e këtij skenari dhe nuk i përmbush detyrat kushtetuese” (!)
Pasi që ai ka qenë Drejtor në SHISH, tani si ish Drejtor udhëheq dikasterin e dezinformimit dhe propagandës së zezë!
Askush nuk ka tentuar të diskreditojë policinë, ajo u diskreditua vetvetiu, me përdorimin e një pajisje ilegale për përgjime ilegale, pasi edhe ish Drejtori i policisë, z. Çako ka pranuar se janë bërë përgjime para prokurorit, me këtë pajisje.
Ku e ka shkelur zoti Visho Ajazi Lika Kushtetutën, sipas Fatos Klosit? Në atë që ka penguar që një pajisje ilegale të futur fshehurazi në Shqipëri pa norma legale?
Pasi Klosi thotë se leja merret jo për futjen e pajisjes në shtetin shqiptar, do ta pyes atë: kështu ka vepruar edhe kur ishte në detyrë duke lejuar Republikën e Shqipërisë të jetë han pa porta?
Tash e kam të qartë se nëse le të themi serbët do të fusnin një pajisje të tillë në Shqipëri, ai do të heshtë e do t’i lejonte të përgjojnë.
Këtu është dallimi midis teje, z. Klosi dhe Drejtorit aktual të SHISH, z. Visho Ajazi Lika:
1. Se ti do të heshteshe para një rreziku potencial për sigurinë kombëtare dhe ai nuk ka heshtur…(!)
2.Dhe se ti hesht kur nuk duhet dhe gjithashtu flet prapë kur nuk duhet… (!)
Edhe njëherë ndihem i detyruar t’i tërheq vëmendjen zotit Klosi se ai do të duhej, çdo herë kur shikohet veten në pasqyrë, t’i futej vetes shuplaka të shumta dhe assesi më të prononcohet publikisht.
Sepse në radhë të parë ky “bufon cirkusi” e ka përgjegjësi për mosparandalimin e vrasjes së një vajzë të re gjatë kohës kur ishte në detyrën e Drejtorit të SHISH nga një punonjës në detyrë, “i përkdheluri” i Fatos Klosi.
Heshtja për ty tani është ar!
Opinioni publik duhet të mos dëgjojë këtë individ që vepron si palaço në media dhe duhet të mos lejohet ndikuar nga dezinformimet e tij kundër Drejtorit aktual të Shërbimit Informativ të Shtetit, sepse ai nuk është personazh me ndërtim karakterial të duhur për të dhënë mendime!
Tiranë, 13 qershor 2016