Kartoni i kuq/ Flet Cana: Ja çfarë ndodhi

12 Qershor 2016, 12:15Sport TEMA

Lorik Cana e la skuadrën me dhjetë lojtarë në ndeshjen më të rëndësishme të historisë.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, kapiteni i kuqezinjve tregon momentin e kartonit të dytë dhe premton se ekipi do të luftojë deri në ndeshjen e fundit për kualifikimin.

Lorik, çfarë ndodhi?

Gjynah. Ishim në një ditë shumë të mirë fizikisht. Ekipi është në një gjendje shumë pozitive. Atmosfera gjithashtu ishte spektakolare dhe mbështetja e tifozëve tanë nuk na ka munguar kurrë. Gjatë këtij momenti pësuam gol nga një korne dhe nuk ishte momenti i duhur për të kaluar në disavantazh.

Megjithatë, skuadra e rriti ritmin dhe kërkoi të barazonte.

Është e vërtetë që filluam të luanim më mirë pasi pësuam golin dhe patëm disa raste për ta barazuar ndeshjen. Fati nuk ishte me ne, por prodhuam lojë shumë të mirë dhe e vumë në vështirësi Zvicrën. Ekipi u vendos shumë mirë dhe mori disa pika referimi në fushën e lojës.

Pastaj ndodhi ajo që nuk duhet të kishte ndodhur. Ju u ndëshkuat me karton të kuq. Nuk mund ta shmangnit?

M’u desh të bëja një zgjedhje shumë të vështirë në një hark kohor gjysmë sekonde. Mendova ta lija fillimisht kundërshtarin dhe shpresova që mund të merrja një faull sepse ai më shtyu gjatë dyluftimit dhe unë rrëshqita. Pashë që ndodhesha jashtë zonës dhe vendosa të tentoj ta bllokoja topin. Në rast se ishte në zonë, nuk do të kisha bërë asnjë tentativë sepse do të akordohej penallti për Zvicrën. Provova ta ndalja topin me shpresën që do të jepte faull për ne, por në momentin që arbitri u afrua dhe akordoi faull për ata e kuptova që do të merrja karton të kuq.

Katari, Ukraina dhe tani me Zvicrën po tregojnë se kemi probleme në goditjet standarde. Pse ndodh kjo?

Është shumë e vërtetë, por këtë herë mendoj se goli nuk ka ardhur nga mungesa e përqendrimit dhe vëmendjes. Ka ardhur nga presioni dhe nga mënyra se si ne e kishim nisur ndeshjen. Ky është niveli i lartë i këtij kompeticioni dhe ne duhet të përmirësohemi patjetër në ndeshjen me Francën.

Si e pe ekipin si tifoz në pjesën e dytë?

Ata dhanë gjithçka në fushën e lojës dhe me 10 lojtarë dominuan Zvicrën. Ishin shumë të përkushtuar dhe të organizuar, por Etriti na mbajti në lojë me pritjet e tij. Patëm 2 raste me Sadikun dhe Xenin (Shkëlzen Gashin), por nuk ia dolën. Ekipi duhet përgëzuar vetëm për ndeshjen.

Pasi përfundoi ndeshja, folët me skuadrën?

Folëm shumë pak, trajneri dhe unë. Kemi katër ditë kohë për të rikuperuar forcat dhe të luajmë. Kemi kohë për t’i analizuar gjërat, teknikisht dhe taktikisht, por nuk ka kohë për t’u mërzitur.

Ju i keni parë edhe dy skuadrat e tjera. Deri ku është forca e kësaj Shqipërie, deri ku mund të shkojmë?

Në nivelin e lojës jemi shumë mirë. Ditën e sotme (djeshme) disa detaje ishin në favor të kundërshtarëve, por në rast se marrim një rezultat pozitiv kundër Francës, atëherë do ta kemi gjithçka në dorë për ndeshjen me Rumaninë.

Mund ta marrim këtë rezultat me superfavoritët e grupit?

Sigurisht që mundemi. E kemi bërë në të kaluarën dhe mund ta bëjmë sërish diçka të tillë. Jam i sigurt që do të jemi në lojë deri në ndeshjen e fundit.

11 komente në “Kartoni i kuq/ Flet Cana: Ja çfarë ndodhi”

  1. e verteta says:

    Leri llafet se skemi nevoje shpjegimet e tua kur e pame vete me syte tona cfare ndodhi.Mos u mundo te na besh nje Ilir Meta tjeter. Pavaresisht se cfare ndodhi duhet te kerkosh falje per kete gafe apo gabim qe na kushtoi shume.Justifikimet tregojne sa i pacipe dhe kryenec je.Ske faj, Anglezet do te kishn varur ne mes te Tiranes dhe do kishin djegur fotografine tuaj.

    1. nacionalisti says:

      ti rrush BOLET LORIK CANES ti langaraq

      Cana eshte shqiptar puro shqiptarit, dhe ka shpirtin e madh. Cana eshte ai burre qe mes 30 mije serbeve (vellezerve te tu) u sul per te mbrojt shokun pa ia bere syri terr. Cana nuk eshte futbollist i madh, vertet. Por ky fakt nuk eshte problemi i vertete ketu, sepse problemi i vertet eshte se ti dhe shume si puna jote, si popull legen qe dini te beni vetem gam gam dhe gojore, keni pritshmeri te medha, dhe sapo zhgenjeheni ne endrrat e juaja te nje dimensioni mjaft te vogel qe i perafrohen nivelit ilir meta ju filloni nga gojoret.
      langaraqe te gjiteh ju qe guxoni dhe krruni bolet e lorik canes

  2. Tifozi says:

    Qenka e vertete qe ky qenka dhe idiot !

  3. liqeni says:

    Cana,jashte ! cdo aktivizim i metejshem do te jete fatal per skuadren tone…

  4. the Punisher says:

    Lorik Cana ka arritur statusin e heroit per ekipin kombetar. Atij mund t´i lejohet jo nje karton, por 20 kartona te kuq. Ka dhene aq shume per kombetaren dhe ka mundesi te jape akoma. Shpresoj qe mbas karrieres aktive t´i rrije gjithmone prane kombetares. Gjithashtu edhe trajneri De Biasi, ka arritur shume ne pregatitjen fizike te lojtareve si edhe ne ate teknike. Te kishte zgjatur edhe 30 minuta me shume ndeshja, edhe me 10 lojtare e kishim bere pistil Zvicren.

  5. Bambi says:

    Nuk me pelqejne komentet negative per Canen. Vertet qe nuk eshte ne lartesine e duhur, por duket qarte qe ai ben gjithe perpjekjet per te dhene 110 %. N.q.s. ka lojtare me te mire qe te marrin persiper pergjegjsine e qendermbrojtjes, bujrum le te na tregojne. Por eshte fakt qe deri tani Cana eshte favorit, pamvaresisht se marim dhe gola. Mbrojtja eshte sektor kritik per faktin se cdo gabim ndeshkohet me gol. Nuk eshte e lehte te jesh mbrojtes dhe te mos besh gabime…Pastaj ekipi ka nevoje dhe per nje personalitet gjithperfshires kombetar. Dhe Cana kete e ben mire…Pamvaresisht rezultatit, pergezime per nivelin e lojes dhe suksese ne sfiden e ardheshme

  6. vflp says:

    Cana je kapiten. Mos i degjo budalliqet e tifozeve.

  7. albani says:

    Cana e ka fituar statusin e heroit ne Beograd,eshte heroi yne,por profesionalisht une nuk mendoj qe ky status duhet te behet shtyse qe ai te mos hape krahun,mendoj se ka ardhur koha qe Cana ti perkase Historise,le ta zevendesoje ndonje djale i ri qe nuk rreshket kollaj.
    Mendoj qe nuk kemi titullare dhe nuhates golash,ishim inferiore ne te gjithe sektoret,akoma me shume ne dyluftime personale.

    1. kapo says:

      Alban.
      Vete Cana eshte shprehur se mbas ketij europiani nuk do te aktivizohet me me kombetaren shqiptare….vertet ka qene dobet kohet e fundit por ka qene heroi yne per sa e sa vite…me grinten e shpirtin shqiptar.

  8. Daja says:

    O Njerez (nqs) jeni te tille..
    Mos merrni kot kunder Canes kur ai i ka dhene shpirtin kesaj skuadre dhe vazhdon ta jape…. Fati e deshi qe te jete ne keto pozita ne ndeshjen e pare por shpresoj se gjithshka do te rikuperohet. Ne vend qe ta perkrahni e inkurajoni e sulmoni si qente… Turp. Mos u tregoni te semure edhe kur jeni shendosh e mire .

  9. GK says:

    Forca CANA ,forca ju djemte e mbrekullueshem te kombetares SHQIPTARE. Ju lutem Shqiperia ne keto momente qe perfaqesoset nga keta heronj ka nevoje per mbeshtetje dhe jurajo ,dhe jo fyerje e denigrim. SUKSESE SHQIPERIA ………………………………… ASHTU SIC E MERITOJME ,SUKSESE…………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje