UEFA ka caktuar gjyqtarin që do të drejtojë ndeshjen e dytë të Grupit A, mes Kombëtares së Francës dhe Shqipërisë.
Gjyqtari kryesor I kësaj ndeshje do të jetë skocezi, William Collum I cili njihet si një arbitër që lejon lojën e fortë.
Asitenët e William Collum do të jenë Damien Macgraith dhe Francis Connor.
Sfida Francë-Shqipëri do të luhet më datë 15 qershor në stadiumin e Marsejës “Stade Velodrom” në orën 21:00.
Franca ka tre pikë në grupin A së bashku me Zvicrën, ndërsa Shqipëria dhe Rumania nga zero pikë.