Seddique Mateen, babai i terroristit i cili masakroi të paktën 50 persona dhe la të plagosur më shumë se 50 të tjerë në një lokal nate në Orlando, ka deklaruar gjatë një interviste se djali i tij nuk ishte i radikalizuar. Madje, ai ka thënë se i biri ishte një njeri i thjeshtë, i cili shkonte çdo ditë në punë dhe kthehej në shtëpi për t’u kujdesur për bashkëshorten dhe fëmijët.
Megjithatë, në një video të postuar më herët në “Facebook,” Mateen deklaronte se i biri, Omar, nuk duhej të kishte shkuar e të vriste ata njerëz sepse sipas tij, “Zoti do t’i ndëshkojë vetë ata që janë përfshirë në homoseksualitet.” Ndërkohë, Seddique Mateen është i njohur si pro-Taleban dhe më parë prezantonte një program televiziv në një kanal satelitor, ku predikonte mbështetjen e tij për Talebanët në Afganistan.