Reforma në drejtësi, aksion në të gjitha frontet

13 Qershor 2016, 15:51Politika TEMA

Aktivitetet politike për reformën në drejtësi kanë qenë të shumta këtë të hënë. Ato nisën me takimin Rama-Meta, në selinë e Kryeministrisë.

Nga burime konfidenciale të TCH, mësohet se gjatë këtij takimi, Meta ka këmbëngulur që drafti final të kalohet në konsensus me PD, për implementimin e rekomandimit të Venecias, për përfaqësimin substancial të opozitës në institucionet e drejtësisë.

Palët kanë qenë hermetike mbi këtë takim. Në konferencën për shtyp, Rama tha se, “nuk jam zëdhënësi i kryetarit të Kuvendit”, ndërsa nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u rezervua duke cituar rregulloren e Kuvendit.

Ndërkohë, pas takimit me Metën, Rama është takuar me ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Në të njëjtën konferencë, shefi i qeverisë tha se drafti mbështetet nga SHBA dhe BE, që do monitorojnë procesin.

3 komente në “Reforma në drejtësi, aksion në të gjitha frontet”

  1. Eduard says:

    Politika po degradon,politika perfaqesuesit ne gjyqsor deri dje i kishte nen rrogoz,tani nuk kane turp e thone hapur qe e duam dhe me ligj.

    Rama mos te pranoje turpe te tilla,nqs eshte burre te shkoje ne zgjedhje edhe pa Meten,e te ndodhe cfare te ndodhe,populli e di pastaj.

  2. EdscobarRamaMetaKunderReformes says:

    Hajduti I Skraparit ka marre peng Shqiperine. Kot merreni dhe fajesoni LuLune dhe Saliun. E keqja me e madhe eshte denunciation LSI ose Kanceri Likja. Kete po e shfrytezon dhe shalgjati qe ben sikur do kete Reforme.
    Nga jashte tani eshte e qarte per ata qe kane tru qe jane pikerisht Meta-Lulzim Basha qe nuk i intereson por po ta shikosh me tutje vete Edrama ben sikur eshte pro se po te ishte I jepte ultimatumin si Hajdutit Flori dhe Yllit ne Ngjitje me Referendum ose zgjedhje te menjehershme.

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Apo duhet ta beje tjeterkush reformen ne drejtesi, duhet ta beje populli me hu ne dore e t’ju hyje majtas djtahtas lart e poshte ne dajak te gjithe ketyre palacove qe bejne sikur kerleshen e perleshen por ne fund hane pine e pazaret ne kurriz te popullit i ndajne po bashke. Kjo palo reforme mund te perkufizohet me shprehjen qe ne fund u mbars mali e polli nje mi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje